Të eliminohen pengesat që kufizojnë komunat në zhvillimin ekonomik
Autori: Gazeta inFokus
12:27 | 16 October 2017
Komunat kanë rol tejet të rëndësishëm në mbështetjen e përpjekjeve për zhvillim ekonomik dhe institucionet përkatëse duhet të sigurohen që të largohen të gjitha pengesat që pamundësojnë komunat të kryejnë një rol të tillë. Kjo u tha në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me temën Roli i Komunave në Zhvillim Ekonomik.
Arian Zeka, drejtor ekzekutiv në Odën Amerikane tha se është me rëndësi që të flitet më shumë mbi rolin që komunat kanë në zhvillimin ekonomik lokal, rajonal, si dhe atë qendror, ndërsa institucionet duhet të sigurohen që legjislacioni nuk paraqet ndonjë pengesë apo paqartësi që komunat ta kryejnë një rol të tillë.
Besnik Tahiri, ekspert i qeverisjes lokale tha se komunat konsiderohen si entitet për zhvillim ekonomik, megjithatë kompetencat të cilat ato kanë në këtë drejtim janë të mangëta. Ai vuri theksin edhe mbi vështirësitë që disa komuna më të vogla kanë në mbledhjen e të hyrave vetanake, gjë që u pamundëson atyre të gjenerojnë mjete të mjaftueshme për të financuar projekte kapitale. Në këtë drejtim, ai përmendi edhe ligjin për bashkëpunim ndër-komunal, si një mundësi e mirë që komunat të kenë zë më të fuqishëm në çështje të zhvillimit ekonomik. Tahiri shtoi se është koha e duhur që pas 10 viteve nga zbatimi i procesit të decentralizimit, të rishikohet i gjithë sistemi i qeverisjes lokale.
Mrikë Macula, drejtoreshë ekzekutive e Asociacionit të Agjencive për Zhvillim Rajonal, sqaroi rolin që institucioni të cilin ajo drejton ka në aspekt të zhvillimit ekonomik lokal, duke vënë theksin në disa iniciativa që kanë rezultuar me investime konkrete të sektorit privat dhe rritjen e numrit të të punësuarve në komunat respektive. Macula theksoi se komunat duhet të sigurohen që brenda kompetencave të tyre të sigurohen që mjedisi afarist të jetë i përshtatshëm dhe miqësor për investitorë, qofshin ata të huaj apo vendorë.
Në anën tjetër, Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, theksoi se në përgjithësi legjislacioni që rregullon kompetencat e komunave në zhvillim ekonomik është i përshtatshëm, megjithatë është identifikuar nevoja që të bëhet plotësim ndryshimi i Ligjit për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim, si dhe ligji për partneritetin publiko privat. Ibrahimi theksoi se këto ndryshime që veçse janë iniciuar kanë për synim që të qartësohen dhe thjeshtohen procedurat përkatëse me qëllim të nxitjes dhe lehtësimit të investimeve. Për fundi, ai theksoi se pritet që Ligji i ri për Tatimin në Pronë do të parashohë edhe tatimin e pronave bujqësore.
Pjesëmarrësit në këtë tryezë patën rastin të diskutojnë edhe tema tjera të ndërlidhura me rolin e komunave në zhvillim ekonomik lokal, duke përfshirë këtu edhe nevojën për menaxhim më të mirë dhe profesional të ndërmarrjeve publike.

T� tjera
-
U gjet i shtrirë në një rrugë të kryeqytetit, nisin hetimet pasi ai humbi jetën në QKUK
Policia e Kosovës ka njoftuar se pak para mesnatës të së dielës, ka gjetur nj...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Vushtrri
Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së dielës ka gjetur një person pa...
-
Vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës argjentinase
Endrit Nika, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase, Maria Clara Urda...
-
Kurti takon diasporën në Francë, kërkon investime në Kosovë: Shteti do t’ua garantojë kreditë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Francë, ka taku...
-
Pelegrini turk vdes pasi u rrëzua gjatë lutjeve para nisjes për në Umre
Një burrë turk 68-vjeçar ndërroi jetë pasi u rrëzua ndërsa drejtonte lutjet n...
-
Ymeri e LDK-së: Pas 152 vjetësh, në Kosovë ndërpritet qarkullimi i trenave
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar pas situatës së krijuar me transp...
-
SPAK regjistron akuza të reja për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni
Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka regjistruar akuza të reja ndaj ish drejtueses...
-
Ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë, nis greva në Infrakos
Qarkullimi i trenave në Kosovë pritet të ndërpritet sot, më 9 nëntor, për shk...
-
Mblidhet Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lid...
-
Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Sinani: Lista jonë mori 10 nga 29 mandatet
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka reaguar pas përfundimit të procesit z...
-
Reuters raporton se sulmuesi nga Krakovi i cili vrau gjashtë persona, ka vdekur
Sulmuesi 24-vjeçar, i cili vrau gjashtë persona në Krakov të shtunën, ka vdek...
-
Pas rastit të Arlinda Zekajt, Ministria e Familjes në pritje të raporteve nga Peja e Gjilani
Një ndër institucionet për të cilat ishte ankuar sa ishte gjallë Arlinda Zeka...



































