Fun & Video

Gruaja martohet me qenin e saj

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 12 October 2017

Një grua është kurorëzuar me qenin e saj – dhe thotë se pavarësisht që njerëzit mendojnë se ka bërë keq, qeni është “i përsosur” për të.

Wilhelmina Morgan Callaghan, 43 vjeçe, e quan atë “mbreti” i saj”, duke e falënderuar atë për besnikërinë dhe mbështetjen e tij edhe përgjatë shumë krizave të mëdha.

“Henri ka qenë gjithmonë i mirë me mua – dhe është besnik. E quaj atë ‘Ri’ që nënkupton ‘Mbret’, sepse ai është si një mbret – mbreti im”, tha ajo, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Wilhelmina e adoptoi atë më 2009 nga një shoqe dhe u inspirua të bëhej nusja e tij pasi pa se shumë njerëz në internet martuan kafshët e tyre shtëpiake.

“Pash diçka në internet dhe mendova se do të ishte e mrekullueshme”, tha ajo. “Nuk jam personi i vetëm që është martuar me një qen”, u shpreh ajo.

Henry – emri i plotë i të cilit është Henry Frederick Stanley Morgan – dhe Wilhelmina nga Anglia, u martuan përmes një uebfaqeje, me shoqen e saj Rebecca Carter që u bë dëshmitare e martesës së tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera