Lifestyle

Gabimet rreth stileve që asnjë franceze nuk i bën

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 10 October 2017

Franca është padyshim njëri nga vendet me femrat më me stil në botë, por ne ende vazhdojmë të dyshojmë rreth preferencave tona se a i pëlqejmë më shumë francezet, apo ndoshta italianet, madje edhe britanezet. Pra, le të jenë francezet! Sigurisht në stilin e secilës ne mund të gjejmë ndonjë frymëzim të përsosur, por edhe të mësojmë rreth gabimeve dhe të fshehtat e tyre.

Pra, çfarë kanë të veçantë francezet dhe cilat gabime kurrë nuk i bëjnë, kur bëhet fjalë për stilin dhe veshjen?

Francezet asnjëherë nuk veshin take shumë të larta!

-Advertisement-

Rehatia dhe komoditeti është shumë i rëndësishëm për to. Natyrisht, francezet veshin take të larta, por asnjëherë nuk e teprojnë, si shembulli i takeve ekstreme të Lady Gaga-s.

Francezet kurrë nuk veshin sytjena të mëdha!

Këto femra e dinë se cilat janë vlerat reale. Ato e pranojnë faktin se edhe gjoksi i vogël është njëlloj tërheqës dhe seksi.

Francezet asnjëherë nuk e teprojnë me aksesorë!

Lexoni edhe këtë:   Maskë për gjoks më të bukur

Numri tre është numër i artë. Kur doni të mbani më shumë aksesorë apo stoli tjera, kufizoni veten në tri pjesë, ndërsa kur mbani detaje tjera më shumë, mjafton edhe vetëm një aksesor. Sigurisht që nuk dëshironi të dukeni si bredh i vitit të ri, apo jo?

Francezet e duan thjeshtësinë!

Ato kurrë nuk janë të ekzagjeruara. Nëse veshja e tyre është elegante, atëherë aplikojnë më pak grim, ndërsa nëse veshja është më e thejshtë atëherë buzëkuqi është i domosdoshëm. Pra, ato zbatojnë rregulla të thjeshtë dhe sërish duken mahnitshëm.

Francezet asnjëherë nuk kopjojnë!

Këtë e kemi theksuar tashmë. Francezet kurrë nuk pretendojnë të imitojnë të tjerët, ato janë vetvetja, ndjekin shijen e tyre, ndjenjat dhe atë që iu pëlqen.

Francezet kurrë nuk veshin çorape me ngjyrë lëkure!

Ato i konsiderojnë këto si gjëja më e keqe në historinë e modës. Edhe nëse do kishin veshur geta të tilla apo çorape, do të preferonin ngjyrën e zezë./femra.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera