Sport

Hamilton, “pole position” dhe rekord në Japoni

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 07 October 2017

Lewis Hamilton ka marrë “pole position” e 71 në karrierën e tij, duke vendosur kohën më të shpejtë në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Japonisë.

Hamilton arriti kohën 1:27:316, e cila është edhe rekord për këtë pistë. Kohën e dytë më të mirë e mori piloti tjetër i Mercedes, Valtteri Bottas, ndërsa vendi i tretë i takon Vettel.

Vetëm vendi i gjashtë për Raikkonen, megjithatë piloti i Ferrarit së bashku me Bottas janë penalizuar me nga 5 vende për shkak të ndryshimit të kambios.

-Advertisement-

Gara për Çmimin e Madh të Japonisë është ditën e nesërme në orën 07:00 të mëngjesit .

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera