Manuali për pagesën e sigurimeve shoqërorë, si bëhet deklarimi
Autori: Gazeta inFokus
14:15 | 04 October 2017
Pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërorekonsiderohet si tatimi më i rëndësishëm për efektin social që ka avancë për shtresat më të vjetra të popullsisë.
Mirëpo, për shkak të vështirësive financiare, por ndonjëherë edhe për shkak të mosnjohjes së procedurave bizneset humbasin korrektesën në pagesën e këtyre detyrimeve.
Drejtoria e Përgjithshme tatimeve tashmë ka bërë gati një manual të posaçëm për detyrimet dhe afatet në pagesat e sigurimeve që të gjithë kategoritë e punonjësve kanë.
Punëdhënësit dhe të vetëpunësuarit, janë të detyruar:
Të deklarojnë në sistemin e tatimeve listëpagesën, ku përfshihen të dhënat për çdo individ dhe në total si më poshtë:
– Emri e mbiemri,
– Numri personal,
– Kategoria e pozicionit të punës,
– Paga,
– Shuma për t’u paguar e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore, të sigurimeve shëndetësore,
– Tatimin mbi të ardhurat nga punësimi.
të deklarojnë në sistemin e tatimeve ndryshimet dhe lëvizjen e punonjësve, shtesat e pakësimet, sipas procedurave dhe afateve të përcaktuara me ligj.
Afatet e deklarimit dhe të pagesës së kontributeve
Tatimpaguesit personat juridikë dhe fizikë, të regjistruar si tatimpagues, në përgjegjësinë tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël, brenda datës 20 të muajit te parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik.
Tatimpaguesit persona juridikë dhe fizikë të tjerë (tatimpaguesit e regjistruar për Tatimin mbi Fitimin, Entet Publike, OJF-të, etj.) brenda datës 20 të muajit pasardhës.
Pagesa e detyrimeve të kontributeve të detyrimeve të kontributeve shoqërore dhe shëndetësore bëhet në bankat e nivelit të dytë nëpërmjet urdhërpagesës të gjeneruar nga sistemi elektronik, pas dorëzimit të deklaratës.
Deklarimi i të punësuarave në sistemin elektronik tatimor
Brenda dy ditëve pune, pas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose në Administratën Tatimore, personat juridikë ose fizikë, duhet të deklarojnë në sistemintatimor listën e të punësuarve, pagën përkatëse, përfshirë personin fizik apo/edhe punonjësit e papaguar të familjes mbi 16 vjeç, me të cilët ai punon e bashkëjeton ligjërisht.
Personat fizikë të vetëpunësuar pa punëmarrës dhe pa punonjës të papaguar të familjes kanë të drejtë që deklarimin në sistemin tatimor ta kryejnë të paktën 3 ditë përpara afatit fundor të paraqitjes së deklaratës (listëpagesës).
Llogaritja e detyrimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore bëhet me efekte që prej datës së regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose në Administratën Tatimore.
Deklarimi i ndryshimit të numrit të punonjësve
Tatimpaguesi është i detyruar të deklarojë në sistemin elektronik të tatimeve, çdo punonjës që fillon punë për herë të parë, apo të punësuar rishtazi pranë tij, të paktën një ditë kalendarike përpara fillimit të punës.
Tatimpaguesi është i detyruar të deklarojë në sistemin elektronik, të tatimeve, të larguarit nga puna, brenda 10 ditëve kalendarike nga data e largimit.
Llogaritja e kontributeve për punëmarrësin:
Kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore për punëmarrësin llogariten mbi pagën bruto dhe shtesat e tjera, brenda një page bruto minimale dhe nivelit maksimal.
Kontributet e detyrueshme të sigurimit shëndetësor për punëmarrësin llogariten sipas nivelit të përcaktuar mbi pagën bruto të tij dhe shtesat e tjera, e cila nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale.
Llogaritja e kontributeve për personin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar të familjes.
Kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore për personin e vetëpunësuar, përfshirë punëdhënësin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar të familjes, llogariten si përqindje mbi pagën minimale të miratuar për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Kontributet e detyrueshme të sigurimit shëndetësor për personin e vetëpunësuar, përfshirë punëdhënësin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar të familjes, llogariten sipas nivelit të parashikuar si përqindje mbi dyfishin e pagës minimale.
Niveli i pagës minimale bruto
Niveli i pagës minimale bruto mbi të cilat paguhen kontributet përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave.
Penaliteti për mosdeklarim dhe mos pagesë në afat
Tatimpaguesi, i cili nuk dorëzon në afatin e përcaktuar sipas ligjit deklaratën, dënohet me gjobë për çdo deklaratë tatimore të padorëzuar.
Tatimpaguesi, i cili nuk arrin që brenda afatit të parashikuar në këtë ligj, të paguajë shumën e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, detyrohet të paguajë gjobën dhe kamatëvonesën që llogariten mbi shumën e detyrimit të papaguar për çdo ditë. /MONITOR/

T� tjera
-
U gjet i shtrirë në një rrugë të kryeqytetit, nisin hetimet pasi ai humbi jetën në QKUK
Policia e Kosovës ka njoftuar se pak para mesnatës të së dielës, ka gjetur nj...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Vushtrri
Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së dielës ka gjetur një person pa...
-
Vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës argjentinase
Endrit Nika, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase, Maria Clara Urda...
-
Kurti takon diasporën në Francë, kërkon investime në Kosovë: Shteti do t’ua garantojë kreditë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Francë, ka taku...
-
Pelegrini turk vdes pasi u rrëzua gjatë lutjeve para nisjes për në Umre
Një burrë turk 68-vjeçar ndërroi jetë pasi u rrëzua ndërsa drejtonte lutjet n...
-
Ymeri e LDK-së: Pas 152 vjetësh, në Kosovë ndërpritet qarkullimi i trenave
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar pas situatës së krijuar me transp...
-
SPAK regjistron akuza të reja për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni
Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka regjistruar akuza të reja ndaj ish drejtueses...
-
Ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë, nis greva në Infrakos
Qarkullimi i trenave në Kosovë pritet të ndërpritet sot, më 9 nëntor, për shk...
-
Mblidhet Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lid...
-
Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Sinani: Lista jonë mori 10 nga 29 mandatet
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka reaguar pas përfundimit të procesit z...
-
Reuters raporton se sulmuesi nga Krakovi i cili vrau gjashtë persona, ka vdekur
Sulmuesi 24-vjeçar, i cili vrau gjashtë persona në Krakov të shtunën, ka vdek...
-
Pas rastit të Arlinda Zekajt, Ministria e Familjes në pritje të raporteve nga Peja e Gjilani
Një ndër institucionet për të cilat ishte ankuar sa ishte gjallë Arlinda Zeka...


































