Sport

Reali, “çmenduri” për sulmuesin e Anglisë

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 04 Tetor 2017

Prej vitesh të tëra, Benzema ka përcjellë një numër të madh sulmuesish te Reali i Madridit, duke qenë i pazëvendësueshëm te kampionët e Europës në repartin ofensiv, por tashmë drejtuesit e “blancos” po mendojnë seriozisht për zëvendësuesin e tij.

Në merkaton e verës, Morata u largua nga Reali drejt Premier League, por tashmë nga Anglia mund të vijë në Madrid sulmuesi i kombëtares së “Tre luanëve”, Harry Kane.

Mediat spanjolle shkruajnë së fundmi se Reali i Madridit kërkon t’i besojë sulmin sulmuesit të Tottenham, i cili e ka nisur këtë sezon në një mënyrë të shkëlqyer.

-Advertisement-

Tottenham është gati të kërkojë 200 milionë euro, por sipas mediave iberike, kjo shifër e lartë nuk do ta trembë Florentino Perez.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy