Sport

Refuzoi Shqipërinë për Maqedoninë, ja çfarë thotë Bardhi për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 25 September 2017
22-vjeçari, Enis Bardhi, kishte thënë më parë se dëshironte të luante për Kombëtaren shqiptare, por drejtuesit e FSHF-së, kishin heshtur.
Në një intervistë të dhënë për Telegrafin, mesfushori ka thënë se i ka shkuar mendja që ta vesh fanellën e Kosovës.

“Në momentin që u pranua Përfaqësuesja e Kosovës të jetë anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s jam gëzuar shumë”.

“Normalisht më ka shkuar në mendje të luaj për Kosovën pasi gjysma e familjes time jeton atje, por tani kjo gjë ka mbaruar”.

“Jam në Përfaqësuesen e Maqedonisë dhe ndjehem mirë, pasi do të mundohem gjithmonë të jem shembull i mirë për t’i përfaqësuar sa më mirë shqiptarët që jetojnë në Maqedoni”, u shpreh super talenti shqiptar.

-Advertisement-

Hyka-dhe-Bardhi-470x469

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera