Eksporti mbulon importin në muajin gusht
Autori: Gazeta inFokus
14:21 | 25 September 2017
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin gusht të këtij viti, ku vërehet se një deficit tregtar më i lartë për 6.3%, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2016, gjegjësisht në vlerë prej 264,7 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 249,0 milionë euro në vitin 2016.
Sipas një komunikate të ASK-së, eksporti i mallrave në muajin gusht 2017 kishte vlerën 32,5 milionë euro, ndërsa importi 297,3 milionë euro, që është një rritje prej 51.9% për eksport, si dhe prej 9.9% për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016.
“Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 33.6% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 20.0% e përbëjnë produktet minerale; 11.5% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9.1% e përbëjnë produktet bimore; 8.5% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 3.4% e përbëjnë lëkura dhe artikujt prej saj; 2.0% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij, etj. Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 15.3% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 14.8% e përbëjnë produktet minerale; 10.8% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10.0% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 7.3% e përbëjnë mjetet e transportit; 7.0% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.1% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre; 4.7% e përbëjnë tekstili dhe artikuj prej tij, etj. Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 8,0 milionë Euro, o se rreth 24.6% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 72.3%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (5.3%), Britania e Madhe (3.8%), Holanda (2.9%), Austria (2.8%) etj. Ndërkaq, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 122,2 milionë Euro, ose 41.1% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 11.8%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (11.1%), Italia (7.1%), Greqia (4.7%), Polonia (2.9%) etj. Në muajin gusht 2017, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 16,4 milionë Euro, ose 50.4% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 49.4%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (17.2%), Maqedonia (13.1%), Serbia (13.0%), Mali i Zi (3.9%). Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin gusht 2017, arritën në 86,9 milionë Euro, ose 29.3% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 13.1%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë pë r import ishin: Serbia (15.3%), Maqedonia (5.1%), Shqipëria (4.9%) dhe B&H (3.2%)”, thuhet në komunikatë.
Eksportet e Kosovës sipas ASK-së, në vendet e tjera të botës arritën në 8,1 milionë euro, ose 25.0%, ku si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin India me 15.7% dhe Zvicra me 4.8%.
Ndërsa, importet e Kosovës nga vendet e tjera të botës arritën në 88,0 milionë euro, ose 29.6%, ku vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin Kina me 9.5% dhe Turqia me 9.3%.

T� tjera
-
Ymeri: Mbi 3 mijë turq e 2 mijë serbë morën lejeqëndrim në 9 muajt e fundit, kështu po e plotëson Kosova mungesën e fuqisë punëtore
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka publikuar ...
-
U gjet i shtrirë në një rrugë të kryeqytetit, nisin hetimet pasi ai humbi jetën në QKUK
Policia e Kosovës ka njoftuar se pak para mesnatës të së dielës, ka gjetur nj...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Vushtrri
Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së dielës ka gjetur një person pa...
-
Vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës argjentinase
Endrit Nika, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase, Maria Clara Urda...
-
Kurti takon diasporën në Francë, kërkon investime në Kosovë: Shteti do t’ua garantojë kreditë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Francë, ka taku...
-
Pelegrini turk vdes pasi u rrëzua gjatë lutjeve para nisjes për në Umre
Një burrë turk 68-vjeçar ndërroi jetë pasi u rrëzua ndërsa drejtonte lutjet n...
-
Ymeri e LDK-së: Pas 152 vjetësh, në Kosovë ndërpritet qarkullimi i trenave
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar pas situatës së krijuar me transp...
-
SPAK regjistron akuza të reja për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni
Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka regjistruar akuza të reja ndaj ish drejtueses...
-
Ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë, nis greva në Infrakos
Qarkullimi i trenave në Kosovë pritet të ndërpritet sot, më 9 nëntor, për shk...
-
Mblidhet Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lid...
-
Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Sinani: Lista jonë mori 10 nga 29 mandatet
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka reaguar pas përfundimit të procesit z...
-
Reuters raporton se sulmuesi nga Krakovi i cili vrau gjashtë persona, ka vdekur
Sulmuesi 24-vjeçar, i cili vrau gjashtë persona në Krakov të shtunën, ka vdek...































