Spinaqi ka një sasi të madhe të hekurit dhe ndihmon në forcimin e muskujve, por ndikimin më të madh e ka në tru. Studiuesit kanë zbuluar se vitamina K që përmban spinaqi është ajo që e mundëson këtë veti.
Bëhet fjalë për rezultatet e një studimi të Rush University në Chicago.
Studiuesit analizuan 954 të moshuar për 5 vite me radhë. Pasi analizuan të dhënat mes atyre që kishin konsumuar rregullisht spinaq dhe të tjerëve, të parët kishin një kujtesë më të përmirësuar dhe truri i tyre rezultonte rreth 10 vjet më i ri.