Sport

FFK-FSHF, marrëveshje për shkëmbim të gjyqtarëve

Autori: Gazeta inFokus 19:34 | 18 Shtator 2017

Federata e Futbollit të Kosovës ka kënaqësinë të njoftojë se dy federatat e futbollit, e Kosovës dhe Federata e Futbollit e Shqipërisë, kanë arritur marrëveshje për shkëmbimin e gjyatarëve me stemë të FIFA-s në ligat elitare të futbollit të të dy vendeve.

Marrëveshja shkon në dobi të të dy federatave për shkak se mundëson shkëmbimin e përvojave ndërmjet gjyqtarëvedhe shkëmbimin reciprok të njohurive lidhur me nivelin e referimit në regjionet ku zhvillohen garat. Kujtojmë që marrëveshje e njëjtë është arritur muaj më parë me Maltën në po të njëjtën fushë. Federata e Futbollit e Kosovës është e përkushtuar që bashkëpunimin si me Shqipërinë dhe Maltën ta vazhdojë edhe me federatat e vendeve të tjera. /ffk-kosova.com/

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy