Incidenti që nxorri jashtë makinat Ferrari, flasin protagonistët
Autori: Gazeta inFokus
08:51 | 18 September 2017
Incidenti i sotëm, në fillim të garës së Formula 1, ku u përfshinë Maks Verstappen, Kimi Raikkonen dhe Sebastian Vettel, do të vazhdojë të komentohet gjatë.
Përplasja mes tyre solli daljen nga pista të të tre pilotëve, por Ferrari duket se mbeti më i dëmtuar nga ky incident, pasi pa t’i dalin jashtë të dy pilotët.
Sebastian Vettel u pa mjaft i mërzitur pas daljes nga pista, pasi ky incident mund t’i kushtojë atij edhe titullin kampion për pilotë.
“Nuk kam parë asnjë përsëritje dhe nuk di të them se kush ishte fajtor. Punë dreqi, por janë gjëra që ndodhin. Për titullin kampion nuk dua të flas”, tha Sebastian Vettel.
Edhe piloti tjetër i Ferrarit, Kimi Raikonnen, është mjaft i mërzitur, ndërsa fjalët e tij janë të pakta.
“Nuk e di nëse Max më pa apo jo, këtë duhet t’ia kërkoni atij. Bëra një nisje mjaft të mirë dhe mund të bënim një garë shumë rezultative. Sigurisht, janë gjëra që ndodhin, por këtë herë e paguam me një çmim shumë të kripur”, tha Raikkonen.
Ndërsa i shumëkritikuari, Max Verstappen, nuk pranon kurrësesi të jetë fajtor dhe kritikon Vettelin, që i zuri rrugën.
“Nuk jam aspak përgjegjës për atë që ndodhi. Bëra një start të mirë dhe kisha Vettelin nga e djathta dhe Kimin nga e majta. Vettel më mbylli rrugën dhe më detyroi të shkoj majtas, ku godita Kimin. Nuk e kuptoj këtë zgjedhje të Seb, sepse ai mund të më kishte lënë rrugë të lirë dhe sërish do të ishte para Hamiltonit”, tha piloti holandez.

T� tjera
-
Zulfaj reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas...
-
Koncerti i zgjerimit në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, “Oj Kosovo, Kosovo”, Ambasadori Bajrami: KE të jap sqarime menjëherë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pasi në koncertin h...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...
































