Sport

Hasi rrezikon shkarkimin nga Olympiacos

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 17 Shtator 2017

Besnik hasi nuk e ka të sigurt qëndrimin në Olympiacos, pas rezultateve jote ira në ndeshjet e para në kampionat dhe Ligën e Kampionëve.

Trajneri gjakovar, Besnik Hasi ka arritur ta kualifikoi skuadrën greke Olympiacos në Ligën e Kampionëve.

Por, humbja në ndeshjen e parë ndaj Sporting Lisbonës në Ligën e Kampionëve dhe dy barazimit në ligën kanë vënë në rrezik të ardhmen e tij.

Sipas “gazzetta.gr”, drejtuesve të klubit nuk po u pëlqen shumë kjo ecuri e ekipit e sidomos fakti që Hasi ka lënë jashtë skuadre emra si Miliç, një nga blerjet e merkatos së verës.

-Advertisement-

Ndaj mendohet se ajo që do të tregojë në dy ndeshjet e ardhshme, derbin me AEK në kampionat dhe duelin kundër Juventusit në Ligën e Kampioneve, do të përcaktojë edhe fatin e trajnerit shqiptar që ndërmori këtë sfidë shumë të vështirë për të drejtuar në një klub problematik.

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy