Sport

Renditja e FIFA-s, vazhdon rënia e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 14 September 2017

Përfaqësuesja e Kosovës ka humbur edhe katër pozita në renditjen e re të FIFA-s.

Dy humbje në muajin shtator, fillimisht ndaj Kroacisë e më pas edhe Finlandës, e zbresin Kosovën në pozitën e 184-të, që është njëherësh edhe pozicionimi më i dobët i përfaqësueses sonë prej se është pranuar në FIFA.

‘Dardanët’ kanë radhitur shtatë humbje radhazi në Grupin I dhe mbajnë pozitën e fundit në tabelë me vetëm një pikë nga tetë ndeshje të luajtura.

-Advertisement-

Bie edhe Shqipëria, që ndonëse ka fituar me Lihtenshtajnin dhe ka barazuar si mysafir me Maqedoninë këtë muaj, tani renditet e 66-ta, duke humbur kështu tri pozita nga renditja e muajit gusht.

Rikthehet në vendin e parë kampioni i botës, Gjermania, duke rrëzuar nga froni Brazilin. Pozita e tretë i takon Portugalisë.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy