Lajme

Rusi, nxënësi sulmon mësuesin më sëpatë

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 05 September 2017

Një 15-vjeçar në Rusi ka sulmuar mësuesin e tij me sëpatë,  e më pas ka hapur zjarr e ka lëshuar granata tymuese në një shkollë në afërsi të Moskës.

Autoritetet vendase thonë se disa fëmijë janë lënduar gjatë ikjes së rrëmujshme, pasojë e panikut të madh që ngjalli mes tyre incidenti.

Episodi i rëndë ndodhi në një shkollë lokale të qytezes Ivantejevka, rreth 20 km në veri-lindje të kryeqytetit rus.

-Advertisement-

Forcat e rendit mbërriten me shpejtësi në vendngjarje, nga ku informacionet për momentin janë të pakta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera