Auto&Tech

Yje e miliona përdorues Instagrami mund të jenë hakuar

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 04 September 2017
Një grup hakerësh që kanë shënjestruar llogaritë e Instagramit të të famshmëve mund të jenë kyçur në miliona llogari të përdoruesve të tjerë, ka paralajmëruar ky medium social.

Ishte këngëtarja Selena Gomez ajo të cilës i ishte shkelur privatësia në Instagram pasi që fotografi nudo të ish-të dashurit të saj, Justin Bieber, ishin postuar në profilin e saj.

Pas këtij vargu hakimesh, Instagram tha që beson se “një ose më shumë” individë janë qasur në “një numër” telefonësh dhe adresash elektronike të yjeve duke e eksploatuar një virus në këtë rrjet social.

Kompania e rregulloi shpejtë këtë, por jo para se hakerët të fillonin t’i reklamonin informatat private të përdoruesëvë në këmbim të kripto-valutave në Rrjetin e Errët.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera