Shëndetësi

Shkencëtarët japin përgjigje për femrat që u rriten flokët ngadalë

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 30 August 2017

Nuk është vetëm eliminimi i stresit që ndikon si përparësi. Gjithashtu është e domosdoshme të kufizoni ngjyrën dhe dëmtimin nga nxehtësia që të parandaloni çarjen e majave të flokëve dhe dëmtimin e tyre.

Nuk ka garancë që flokët t’ju rriten si të Rapunzel (personazh i filmave të animuar, që karakterizohet me flokë të gjata). Pse? Sepse të gjithë kanë një cikël rritjeje të flokëve që është përcaktuar nga gjenetika.

“Tek shumica e njerëzve, cikli i rritjes së flokëve është mes 2 deri 6 vjet”, thotë shkencëtari i Living Proof-Eric Spengler. Flokët rriten përafërsisht rreth 1.5 cm në muaj. Nëse cikli juaj është dy vite, flokët do t’ju rriten rreth një pëllëmbë, deri në supet tuaja. nëse cikli i rritjes është 6 vite, rritja do të jetë tri pëllëmbë deri në belin tuaj. Pasi fija e flokut të arrijë fundin e ciklit të tij (e cila shkurtohet me moshë), nuk ndalon vetëm rritjen por folikuli i saj do të bjerë dhe një tjetër do të fillojë të rritet në vendin e saj. Kjo shpjegon se pse është normale që të humbni 50 deri 100 fije në ditë.

-Advertisement-

Ky cikël normal deshifron se sa kohë mund t’ju rriten flokët tuaj. Por, zakonisht shumica e njerëzve nuk i rrisin aq gjatë sepse kështu ata futen në shprehi që i bëjnë të duken keq para se të arrijnë në atë fazë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera