Si arriti NSA-ja të identifikonte krijuesin e Bitcoin Satoshi Nakamoto
Autori: Gazeta inFokus
15:27 | 30 August 2017
Nëse një organizatë si NSA kërkon tju gjejë, ka për tu gjetur.
“Krijuesi” i Bitcoin, Satoshi Nakamoto, është miliarderi më i kërkuar i botës. Shumë pak njerëz të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare (DHS) dinë emrin e tij të vërtetë.
Në të vërtetë, DHS nuk e pranon që ka informacion rreth identitetit të Satoshi.
Ky i fundit është kujdesur që identiteti i tij të jetë sa më sekret duke implementuar teknologjitë më të fundit të enkriptimit në komunikimin e tij.
Pavarësisht këtyre përpjekjeve, Satoshi Nakamotos i shpëtoi e vetmja mënyrë me të cilin DHS-ja mund ta gjente, përmes fjalëve të tij.
Duke përdorur stilometrinë, është e mundur që të krahasohen tekste për të përcaktuar autorin e një pune specifike. Përgjatë viteve Satoshi ka shkruar mijëra postime dhe e-mail-e shumica e të cilave janë sot publike.
NSA kishte arritur të përdorte një metodë të stilometrisë për të krahasuar shkrimet e Satoshi me triliona modele shkrimi publikuar nga mbarë bota.
Duke përdorur tekstet e Satoshi dhe gjetur 50 fjalët më të përdorura prej tij, NSA arriti të ndante shkrimet në 5,000 copëza si dhe analizuar secilën prej tyre për të gjetur frekuencën e përdorimit të tyre.
E gjitha kjo përfundon me një identifikues 50 shifror për secilën copëz fjale. NSA-ja vendosi secilin prej numrave në një hapësirë 50 dimensionale.
Rezultati është një “shenjë gishti” për çdo gjë të shkruar nga Satoshi e cila mund të krahasohet me çdo shkrim tjetër.
NSA-ja pastaj mori e-mail-e dhe tekste të grumbulluar nga nismat e tyre të përgjimit masiv. Fillimisht me anë të PRISM(akses i aprovuar me një urdhër gjykate në llogaritë Google dhe Yahoo) dhe pastaj me MUSCULAR (kopjimi i të dhënave mbi rrjetet e fibrave optike që mbajnë informacione nga qendrat e të dhënave) NSA kishte grumbulluar trilionë shkrime nga më shumë se 1 miliard njerëz për të gjetur identitetin e tij të vërtetë.
Përpjekja zgjati vetëm një muaj dhe rezultoi pozitive. Por kjo nuk është hera e parë që arrihet identifikimi i një njeriu duke përdorur stilometrinë. Raportues dhe anëtarë të komunitetit Bitcoin janë përpjekur prej kohësh për të gjetur identitetin e krijuesit të Bitcoin.
Problemi i tyre? Ata nuk kishin akses në trilionë e-mail-et nga 1 miliard njerëz si dhe nuk kishin një super kompjuter. Softueri i NSA-së, kanalet grumbulluese të informacionit dhe fuqia kompjuterike i siguruan agjencisë gjetjen e identitetit të Satoshi.
Por pse? Pse kaq shumë telashe për të identifikuar Satoshin? Administrata Obama ishte e shqetësuar se ai mund të ishte një agjent Rus ose Kinez dhe se Bitcoin mund të shndërrohej në një armë e cila mund të përdorej më pas kundër nesh.
Duke njohur burimin e Bitcoin, administrata mund të kuptonte qëllimet e tij. Satoshi nuk ka shkelur asnjë ligj megjithatë nuk ka asnjë informacion rreth asaj çfarë NSA-ja ka zbuluar nëse është agjent Rus, Kinez apo haker Japonez.
Morali i gjithë kësaj? Në internet nuk ka një vend ku dikush mund të fshihet. Struktura e fjalive që ju thoni është më unike sesa vetë shenjat tuaja të gishtërinjve. Nëse një organizatë si NSA kërkon tju gjejë, ka për tu gjetur.

T� tjera
-
Katër raste të dhụnës në familje brenda një dite në Kosovë, tre të arrestuar përfundojnë në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë s...
-
Lista Studentore që sfidoi Vuçiqin zbarkon në Kosovë, me retorikë të ngjashme me Listën Serbe
Përfaqësuesit e Listës Studentore të Serbisë kanë zhvilluar një vizitë në Kos...
-
Pas “gafës” së mjekëve, Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një ...
-
Dëshmitarja e mbrojtjes: Maria Clara ishte e vetëdijshme dhe komunikonte pas rënies nga kati i gjashtë
Dëshmitarja e mbrojtjes në rastin ndaj Endrit Nikës, doktoresha Blerina Gashi...
-
Ymeri: Mbi 3 mijë turq e 2 mijë serbë morën lejeqëndrim në 9 muajt e fundit, kështu po e plotëson Kosova mungesën e fuqisë punëtore
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka publikuar ...
-
U gjet i shtrirë në një rrugë të kryeqytetit, nisin hetimet pasi ai humbi jetën në QKUK
Policia e Kosovës ka njoftuar se pak para mesnatës të së dielës, ka gjetur nj...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Vushtrri
Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së dielës ka gjetur një person pa...
-
Vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës argjentinase
Endrit Nika, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase, Maria Clara Urda...
-
Kurti takon diasporën në Francë, kërkon investime në Kosovë: Shteti do t’ua garantojë kreditë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Francë, ka taku...
-
Pelegrini turk vdes pasi u rrëzua gjatë lutjeve para nisjes për në Umre
Një burrë turk 68-vjeçar ndërroi jetë pasi u rrëzua ndërsa drejtonte lutjet n...
-
Ymeri e LDK-së: Pas 152 vjetësh, në Kosovë ndërpritet qarkullimi i trenave
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar pas situatës së krijuar me transp...
-
SPAK regjistron akuza të reja për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni
Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka regjistruar akuza të reja ndaj ish drejtueses...
































