Shokuese, në këtë fshat njerëzit po hanë njerëz (FOTO)
Autori: Gazeta inFokus
14:07 | 29 Gusht 2017
Ankthi dhe frika ka përfshirë të gjithë fshatin Shayamoya në provincën KwaZulu-Natal të Afrikës së Jugut pas zbulimit të një trupi të gjymtuar.
Familja e Zanele Hlatshwayo, 25 vjeçe, e cila ishte zhdukur prej muajit korrik, beson se ajo ishte viktimë e një grupi kanaibalësh. Deri tani janë arrestuar 5 prej tyre.
Trupi i dekompozuar i viktimës u gjet pasi një njeri që pretendonte se ishte mjek popullor u dorëzua në polici dhe rrëfeu se ishte lodhur duke ngrënë mish njeriu.
Zyrtarët e policisë fillimisht e kishin hedhur poshtë deklaratën e tij, sipas raporteve.

Vetëm pasi ai u tregoi një dorë të gjakosur dhe një këmbë si dëshmi, u arrestua në flagrancë.
Mjeku popullor udhëhoqi policinë drejt shtëpisë së tij me qira, në të cilën efektivët gjetën tetë veshë njeriu në një tenxhere gatimi.
Besohet se veshët do tu shërbeheshin si ushqim klientëve të tij, të cilëve u ishte thënë se nga konsumi i tyre do të kishin përfitime magjike, para, fuqi dhe mbrojtje.

Disa pjesë të tjera të trupit u gjetën të futura në një valixhe.
Rrobat e gjakosura dhe të grisura të zonjës Hlatshwayo u gjetën midis mbetjeve njerëzore në shtëpinë e mjekut popullor. Ato u identifikuan nga familja e saj, transmeton oranews.
Megjithatë, policia ende po pret rezultatet e testimit të ADN’së për të konfirmuar nëse eshtrat i përkasin nënës së një djali dy-vjeçar.

Familja e zonjës Hlatshwayo duhet të presë ende për ta varrosur.
“Është një vdekje jashtëzakonisht e dhimbshme”, thotë motra e saj më e madhe Nozipho Ntelele, teksa fshin lotët.
“Rrobat e saj ishin të mbuluara me bar dhe pluhur, që tregon se ajo ishte përpjekur të shpëtojë veten” shton Ntelele.
Mjeku popullor jetonte në një kasolle me qira në Rensburgdrift pranë Escourt.
Ai ishte vetëquajtur “Mkhonyovu”, që në gjuhën e zonës do të thotë “i korruptuari ose korrupsion”.
Kasollen në të cilën jetonte e kishte marrë me qira nga Filani Magubane, vëllai i të cilit u arrestua gjithashtu si bashkëpunëtor i mjekut popullor.
Ai tha se një nga qiramarrësit e tij ishte ankuar për erën e mishit të kalbur që vinte nga fqinji i ri.
“Mkhonyovu hyri vetëm në shtëpi dy muaj më parë – nuk e kisha idenë se ai mbante mbetjet njerëzore këtu, sepse unë nuk jetoj në të njëjtin oborr,” tha Magubane.
Magubane beson se vëllai i tij, së bashku me tre të rinj të tjerë, janë joshur nga shëruesi tradicional nga premtimi për punë.
Mendohet se ai i kishte dërguar të rinjtë që të gërmonin gropa në mes të natës, në mënyrë që të mund të bënte magji të madhe, të njohura në vend si “muti”.
Mthembeni Majola, një politikan vendas, thirri një takim të bashkësisë pak pasi të dyshuarit për kanibalizëm të dilnin në gjykatë gjatë javës së kaluar.
“Shumica e banorëve u tronditën nga kjo dhe tani jetojnë në frikë”, por Majola thotë se ka edhe mes atyre që nuk ishin të habitur.
“Disa rrëfehen se janë konsultuar me mjekun popullor dhe me vetëdije kanë ngrënë mish njerëzish”, tha ai.
“Por ajo që zemëroi shumicën prej nesh këtu është se sa njerëz të lakmueshëm janë bërë njerëzit tanë”, duke thënë se klientët e Mkhonyovu ishin hajdutë bagëtish, të cilëve u kishte premtuar se mund të bëheshin të pamposhtur, madje edhe anti-plumb, kështu që policia nuk do të mund t’i qëllonte.
Phepsile Maseko, nga organizata e mjekësisë popullore në Afrikën e Jugut dënoi praktikat e kanibalizmit.
Ajo tha se “Mkhonyovu” ishte një shërues i rremë që donte të pasurohej dhe kishte deformuar praktikat e shenjta.
“Vrasjet rituale dhe përdorimi i indeve njerëzore nuk janë pjesë e shërimit tradicional … kjo na zemëron si shërues tradicionalë sepse ne duhet të mbrojmë vazhdimisht punën tonë të ndershme”, tha Maseko.
Pesë burrat, të cilët u akuzuan në gjykatë të hënën, mes protestave publike jashtë sallës së gjyqit, braktisën kërkesën për lirimin e tyre me kusht dhe do të paraqiten në gjykatë në fund të shtatorit.

T� tjera
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...


































