Rozë

Jay Z flet për herë të parë për sherrin në ashensor me kunatën

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 21 August 2017

Jay Z ka vendosur kohët e fundit të flasë për një sër çështjesh që kanë pasur vërtet interes kohë më parë.

Pasi sqaroi si qëndronte konflikti i tij me Kanye West tani është radha të flasë për zënkën me kunatën e tij, Solange Knowles në ashensor 3 vite më parë pas Met Gala 2014.

Duke qenë se këngëtari i njohur vazhdon të jetë i martuar ende me Beyonce, u shpreh se kjo ishte hera e parë që ai ishte zënë me motrën e gruas. Jay Z nuk u fut në detaje, por u mjaftua duke thënë se këto janë gjjëra që ndodhin.

-Advertisement-

“Gjithmonë kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer. Unë jam zënë me vëllezërit e mi dhe kam debatuar me ta gjatë gjithë jetës sime. Thjesht ndodh”, u shpreh Jay Z.

Jay Z shtoi më pas se janë sqaruar dhe nuk e konsideron Solange-n si kunatë, por si motër. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion

Të tjera