Sport

Trepça ’89 e nis me fitore rrugëtimin për mbrojtjen e titullit

Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 18 Gusht 2017
Trepça ’89 e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit në Vala Superligën e Kosovës.
Mitrovicasit në ‘Riza Lushta’ në ndeshjen hapëse të sezonit, kanë mposhtur 3:1 Flamurtarin, skuadër kjo e rikthyer në elitën e futbollit kosovar.

Muharrem Jashari në minutën e 10’-të dhe Otto John në minutën e 50’ i dhanë epërsi dyshifrore skuadrës kampione.

Mysafirët në minutën e 63’-të, e ngushtuan rezultatin kur shënoi Ardit Jahupaj, pas asistimit të Fisher.

Në minutën e ’89, Trepça ’89 vulosi fitoren, kur shënoi me anë të Florent Hasanit për 3:1.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy