Lajme

Publikohen dokumente sekrete mbi instalimin armeve nukleare të SHBA-së në Okinava

Autori: Gazeta inFokus 18:51 | 16 August 2017

Dokumentet sekrete të zbuluara kohët e fundit në Shtetet e Bashkuara tregojnë se qeveria e Japonisë, në kundërshtim me traktatet e nënshkruara dhe me kërkesën e popullit të vet ka lejuar qeverinë amerikane të vendoste armët e saj bërthamore në bazën ushtarake amerikane në Okinava.

Sipas një raporti të botuar në Japan Times, dokumentet e zbuluara kohët e fundit nga Muzeu dhe biblioteka Nikson e Kalifornisë, pak para marrëveshjes së reciprocitetit të vitit 1969 që mundësoi kthimin e ishullit të pushtuar Okinava në vitin 1972, qeveria japoneze zyrtarisht autorizoi vendosjen e armëve bërthamore amerikane në këtë ishull. Një memorandum mirëkuptimi është nënshkruar nga Shtetet e Bashkuara dhe Japonia më 17 shtator 1969.

Në atë kohë ish zëdhënësja e ministrisë së jashtme japoneze Hiroto Tanaka gjatë një takimi me këshilltarin e sigurimit kombëtar të Amerikës, Henry Kissinger, tha se Japonia nuk kishte kundërshtime me vendosjen e armëve amerikane në bazë të Okinava, por duke pasur parasysh ndjeshmërinë që ka Japonia kundër armëve atomike, nuk është e nevojshme që të raportohet për një çështje të tillë.

-Advertisement-

Prania ushtarake amerikane në Okinava vazhdon ende dhe gjysma e forcave amerikane të dislokuara në Japoni ndodhen në këtë ishull./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera