Burgu i cili drejtohet nga të burgosurit (Video)
Autori: Gazeta inFokus
15:06 | 09 Gusht 2017
Jo vetëm që është burgu më i madh në Bolivi, por edhe “shtëpia” e mbi 2.500 të burgosurve
Burgu San Pedro ruhet vetëm nga jashtë, derisa brenda tij nuk ka gardian. Detyra e vetme e gardianëve është që askush të mos arratiset, derisa gjithçka çfarë ndodh brenda tij përgjegjësinë e mbajnë vetë të burgosurit.
Për t’u futur në këtë burg, të burgosurit duhet të paguajnë biletë dhe më pas të blejnë qelinë e tyre nga “kryetari i burgut” ose nga ndonjëri prej “agjentëve të patundshmërive” të burgut.
Brenda mureve të këtij burgu të burgosurit kanë formuar kompaninë e tyre me një sistem kontrolli funksional. Ata madje organizojnë zgjedhjet kur zgjedhin tetë përfaqësuesit e tyre, nga një për secilin sektor të burgut. Secili sektor ka zyrën e saj të vogël që i përfaqëson të burgosurit dhe merr vendime.
Shumica e të burgosurve në San Pedro jetojnë së bashku me familjet e tyre, me gratë dhe fëmijët, ku në 200 shkon numri i tyre që jetojnë dhe veprojnë brenda këtij burgu, shkruan Telegraf.
Janë fëmijët që konsiderohen si banorët më të rrezikuar brenda këtij burgu, që janë vazhdimisht nën kërcënimin e përdhunuesve dhe pedofilëve, por për veprime të tilla toleranca është zero, pasi për një krim të tillë ata hidhen në pishinën e vogël brenda burgut, dhe të gjithë mblidhen t’i shikojnë derisa të vdesin, dhe për këtë pakkush ka guxim të ndërmarrë një veprim të tillë.
Kushtet e jetës dallojnë nga sektorët. Për shembull, në sektorin më të varfër të gjithë të burgosurit mbyllen në tre apo katër qeli që janë të dedikuara për vetëm një të burgosur. Në anën tjetër, në sektorët më luksoz siç është La Posta, dilerët e drogës bëjnë jetë luksoze me tualete private, kuzhina dhe me televizion kabllor. Në këtë pjesë të burgut jeta kushton rreth 1.500 dollarë në muaj.
San Pedro e ka edhe ekonominë e pavarur, kështu të burgosurit punojnë si shitës, gardian, pastorë, berberë, rrobaqepës e zdrukthëtar, kurse brenda burgut gjendet edhe fabrika e përpunimit të kokainës më të pastër që shitet në këtë vend. Por, nuk mungojnë as bixhozi, bastoret dhe tregtia me drogë e alkool.
Megjithatë, ajo çfarë është më e çuditshme lidhur me këtë burg, është fakti se që nga viti 1990, turistët mund të futen brenda tij nëse paguajnë biletën. Edhe pse turnetë brenda tij janë ilegale, gardianët janë të prirë të marrin ryshfet dhe t’i lejojnë të futen brenda.

T� tjera
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...






























