Lexoji me kujdes këto këshilla! Ja cila është mënyra më e mirë për tu bërë i pasur
Autori: Gazeta inFokus
14:20 | 06 Gusht 2017
Duket se të gjithë e duam këtë, edhe pse disa prej nesh thonë se më rehat do të ishte nëse do të fitonim sa për të mbijetuar. Egoja e njeriut është e tillë që kur vjen puna te paratë, nuk do t’i kthente kurrë prapa.
Për të pasur para, Oscar Wild dhe shumë të njohur të tjerë ndër shekuj, i kanë treguar njerëzimit se milionat nuk vijnë vetvetiu. Për t’u bërë i tillë, çdo njeri duhet të ndryshojë disa nga besimet ekzistuese.
Më poshtë, këshillat e një miliarderi:
Harroje se mund ta bësh me punë profesionale – Në fillim më lejoni të jem i qartë për këtë, nuk duhet ta braktisni punën profesionale para se të keni grumbulluar disa të ardhura që do të mbulojnë shpenzimet e tua, ndryshe jeta jote do të bëhet e mjerueshme.
Por nga ana tjetër, kurrë mos provo të bësh shumë para nëpërmjet punës profesionale, sepse ka më shumë mundësi të të ndodhë ndonjë nga këta skenarë:
Do të punosh jashtëzakonisht shumë dhe mund ta bësh milionin e parë mbas 20 apo 30 vjetësh kur ai milion nuk ka më asnjë vlerë.
Ose të punosh po ashtu shumë, shefat e tu të mos e vlerësojnë mundësinë e largimit tënd, ti të mbetesh duke punuar gjithnjë për të tjerët dhe të mos arrish asgjë.
Biznesi privat është çelësi për t’u bërë milioner shpejt – Të fillosh biznesin tënd privat është rruga më e shpejtë për t’u bërë me para, njerëz të caktuar kanë arritur milionin e parë brenda 4 vitesh, por kanë deklaruar se kanë bërë shumë, shumë, gabime dhe nëse do t’i kishin eliminuar ato gabime, mund t’ia kishin dalë më shpejt.
Zgjidh një biznes që nuk ka kufizime – Mundësia më e madhe që një person të bëhet milioner është kur ai hap një dyqan të vogël, por ama me qëllimin në mendje që ta zgjerojë në një dyqan të gjerë rajonal me degë të ndryshme në vende të tjera. Njerëz të tillë nuk zgjedhin opsione biznesesh me potenciale të kufizuar zgjerimi.
Nuk bën dot para shumë shpejt – Disa njerëz nuk mund të bëhen kurrë milionerë. Këta janë ata që shohin për mundësitë për t’u bërë të pasur menjëherë, pastaj përfundojnë duke i humbur paratë si pasojë e mashtrimeve ose njerëzve manipulues që shfrytëzojnë ëndrrat e tyre. Milionerët mund të planifikojnë t’i bëjnë paratë e tyre për një periudhë 2 apo 4-vjeçare nëpërmjet vizioneve afatgjata, por asnjëri prej tyre nuk planifikon të bëhet milioner për dy muaj.
Nëse nuk kanë para t’ia fillojnë? – Prapë ata mund të bëhen milionerë. Në ditët e sotme ekzistojnë biznese që nuk duan shumë para për t’u filluar, ka edhe nga ato që duan thjesht disa para xhepi, por që këto mund të bëhen biznese të fuqishme nëse do të dihet si të ndërtohen.
Gjëja e fundit dhe më e rëndësishmja – Asnjë nuk arrin diçka që me herën e parë, ose të katërtën. Mbaje mend këtë që suksesi në biznes varet nga ”të dështuarit shumë herë derisa të zbulosh se cili veprim funksionon për t’ia dalë”.

T� tjera
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...































