Lajme

9% e shqiptarëve të prekur nga hepatiti B

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 04 August 2017

Shqipëria duhet të eliminojnë hepatitet deri në 2030. Ky është objektivi i vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të gjitha vendet. Pavarësish ecurisë pozitive në vite, vendi ynë renditet  ndër shtetet me prevalence të lartë të përhapjes se hepatitit B në Europe. Rastet me hepatit B kanë ardhur ne rënie përgjatë 20 viteve të fundit. Vaksinimi i fëmijëve të sapolindur që prej vitit 94 ka çuar në eliminimin e këtij infeksioni në tek fëmijët.

Shqipëria synon të përmbush objektivin global të përcaktuar nga OBSH që 90% e njerëzve me hepatit B dhe C të jenë testuar dhe 80% e pacientëve të testuar të arrijnë të marrin trajtim. Në fund të vitit 2015 kishte rreth 325 milionë njerëz që jetonin me hepatit kronik. Globalisht, në vitin 2015, rreth 257 milionë njerëz jetonin me virusin e hepatitit B, dhe 71 milion njerëz jetonin me virusin e hepatitit C.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera