Fytyra e nxirë
Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 03 August 2017
Në çfarëdo rrethana politike në vend, me apo pa Qeveri të qëndrueshme, me apo pa Kuvend të konstituuar, me apo pa ngërç a krizë politike në Kosovë, kjo çfarë po ndodhë javëve të fundit me sigurimin e thëngjillit (linjitit), për prodhimin e energjisë në vend, në KEK, është përtej çdo imagjinate, dhe është dëshmia më e madhe e mundshme në çfarë gjendje kemi ra si politikë.
Siç na thuhet thuaja përditë, Kosova fle mbi thëngill, madje, mbi 14 miliardë ton, të cilat na bëjnë një shtet me potencial të jashtëzakonshëm për prodhimin e energjisë.
Por, ne këto fjalë i kemi dëgjuar tash e 18 vjet, apo, prej çlirimit e këndej. Para se Kosova të bëhej shtet i pavarur, projektet për investime nga jashtë në këtë sektor shumë të veçantë, përmendnin mundësinë e instalitimit të kapaciteteve të cilat do të gjeneronin 2100 mw energji. Tash e tri vjet, investitorët po përpiqen t’i rrumbullakësojnë procedurat për ta ndërtuar ‘Kosovën e Re’, e cila tani peshon 600 mw, pra, as një e treta e ambicjeve të mëparme. Me atë projektin e mëparmë, Kosova do të bëhej një eksprtues i rrymës, dhe do të kishte të hyra solide prej saj. Me këto 600 mw, as nevojat tona për energji nuk do t’i mbulojmë, ndërsa edhe këto kapacitete gjeneruese, nuk do të jenë gati edhe tri vjet të plota, në mos më shumë.
Atmosfera e përgjithshme për investime në thëngjill, në gjithë Perëndimin, ka ndryshuar për të keq për shkak të rritjes së ndjeshmërisë për ambientin. Është ky një tjetër element problematik kur parashohim një ndryshim substancial në shfrytëzimin e potencialit energjetik të Kosovës. Por, gjë nuk është kjo atmosfera jashtë vendit, çka është kjo tjetra që është ‘prodhim vendor’, e cila edhe këta pak investitorë që kanë guxim, durim dhe gjithsesi interes për të qenë pjesë e projekteve të tilla madhore, mundohet me ‘mish e me shpirt’ me i largu prej këtu. Të shumtë janë këta biznismenë të cilët theksojnë që përvoja e tyre me ndërmarrjen biznesore në Kosovë, është tepër e veçantë, por jo për të mirë. Mbase, është tepër vështirë të gjindet një rast kudo në Botë, kur një kompani gjeneruese e energjisë, nuk po arrinë të shfrytëzojë fushat me thëngjill, për shkak të problemeve të mëdha me pronë, ndërsa numri i familjeve që duhet të shpërngulet është realisht i vogël.
Nëse KEK nuk do të prodhojë rrymë brenda disa javëve, për shkak të mungesës së ‘lëndës së parë’, ja cilat do të jenë pasojat e pashmangshme ekonomike, sociale dhe politike.
Së pari, Kosova do të detyrohet të importojë rrymë në kulm të verës, gjë së është dukuri e pazakonshme.
Së dyti, BPV (Bruto Prodhimi Vendor), do të bie, dhe kjo rënie, nëse KEK nuk është në funksion për javë apo më shumë, do të reflektohet keq në shkallën vjetore të zhvillimit ekonomik.
Së treti, KEK nuk do të ketë financa të mjaftueshme për t’i dhënë rrogat për mbi pesë mijë punëtorë të vet, gjë që do të sjell në skenë probleme sociale.
Së katërti, do t’i trembim, me dështimin tonë, edhe këta pak investitorë të jashtëm që ende sillen rreth nesh.
Së pesti, gjë që mbase është konkludimi më i keq, do të dëshmojmë që jemi në rrugë të mirë për tu bërë shtet i dështuar. Dhe kjo gjithsesi është e pafalshme.
Prandaj, Qeverinë e ardhshme të Kosovës (nëse disi do ta shmangim një tjetër skenar të një ngërçi politik disamujor që ka origjinën e vet në verën e vitit 2014), e pret një detyrë shumëfish e rëndësishme në adresimin e problemit të madh me të cilin po ballafaqohemi këto ditë. Puna më e vogël, realisht, është që të gjindet disi shtegdalja nga ky cirk tragji-komik me dështimin në ekspropriimin e pronës që do të mundësonte shfrytëzimin e rezervave të thëngjillit. Qeveria e re e Kosovës e ka të pashmangshme, nëse njëmend dëshiron të na bindë që e ka seriozisht, ta krijojë një Komision hetimor të veçantë, me njohës të kësaj fushe, i cili do ta përgatitë një Raport për arsyet pse erdhëm në këtë gjendje që nuk shpjegohet dhe nuk arsyetohet dot. Ky Raport pastaj do të duhej të kishte pasoja politike dhe ligjore (gjyqësore), për të gjithë ata që me veprimin dhe mosveprimin e tyre na kanë nxirë fytyrën të gjithëve këto ditë.
Të tjera
-
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgut
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg do të jetë adresa e r...
-
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë strehim urgjent për civilët
Gjermania po punon për hartimin e një liste të bunkerëve që mund të ofrojnë s...
-
Angela Merkel… multimilionere me botimin e kujtimeve!
Interesim i madh si rrallëherë për një libër politik gjerman. Libri i ish-kan...
-
Osmani takon ministrin e Jashtëm të Kolumbisë, flasin për të mbijetuarit e dhunës seksuale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Punëve të Jas...
-
Ministri Peci thotë se gjatë mandatit të tij ka mbështetur gratë e Krushës me 1 milionë e 933 mijë euro
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në rrjetin social Facebook ka thënë se brend...
-
Tentim-grabitje në një market në Ferizaj, të dyshuarit e mitur hasin në rezistencën e pronarëve – Policia arreston dy personat në vendngjarje
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit, rre...
-
Gazetari Dakaj e vë në siklet Dimal Bashën, pasi e pyet a je gati ta sfidosh fëmijën tënd ta praktikojë doracakun e edukatës seksụale
Doracakët “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues” për mësimdhënësit kanë sh...
-
Shkup, gruaja 61-vjeçe solli në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare, përcje...
-
Jasharaj: Qeveria Kurti ka bërë çmos që t’i shuajë sindikatat
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës në Kosovë Rrahman J...
-
Cilat vende në Evropë po shkojnë drejt shndërrimit në shoqëri pa para?
Vendet nordike të Evropës janë më të përgatitura për një të ardhme ku paratë ...
-
Gjykatësja federale pushon çështjen penale ndaj Trump, për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020
Një gjykatëse amerikane pushoi të hënën çështjen gjyqësore lidhur me akuzat n...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ-ja me qindra ekipe mobile për kategori të ndryshme votuesish
Qindra ekipe mobile do të formohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) m...