Eni Çobani flet për herë të parë për imitimet e Agron Llakajt, është e indinjuar
Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 29 July 2017
Eni Çobanin jemi mësuar ta shohim gjithmonë në studion e programit “E diela shqiptare”, ku ajo drejton një pjesë shumë të ndjekur, “Shihemi në gjyq”. Megjithatë, mbrëmjen e djeshme, juristja shumë e dashur për publikun, ishte në një format tjetër, personazh i taksisë së Rudina Dembacajt në programin “Mos i fol shoferit”.
Gjatë intervistës Rudina e pyeti juristen edhe si e ka përjetuar imitimin që i është bërë nga Agron Llakaj në programin “Al Pazar”, ku aktori krijon atmosferën e “Shihemi në gjyq”, por në personazhin e saj mbledh copëza edhe nga personazhe të tjerë, siç janë fjalët e shkruara në trup që i solli për herë të parë në ekranin tonë, Ema Andrea në jurinë e “Dancing with the stars Albania”.
Çobani, ndryshe nga ç’mund të imagjinonim, tregoi që ky imitim nuk i ka pëlqyer aspak. Sipas saj, ai i ka shpërfytyruar figurën.
Ajo tha që miqtë habiten sesi nuk kërkon të drejtën e saj duke u përballur me aktorin para ligjit, por Eni ka thënë që i vjen mirë që po i jep të drejtën të hajë bukë. Shihet qartë që juristja është e hatërmbetur, përderisa thotë këto fjalë për një aktor që për vite me radhë “ka ngrënë bukë” me talentin e tij.
Në atë taksi, në atë çast, ishte e sigurt që ishin dy gra që kishin hatërmbetje me Agron Llakajn sepse pak më parë edhe Rudina Dembacaj e ka akuzuar atë që ka gënjyer për arsyet e largimit të saj nga programi i humorit që ai drejtonte.
Eni me siguri i njeh ligjet mirë dhe dëmtimi i imazhit është i dënueshëm, por bëhet fjalë vetëm për një spektakël humori. Megjithatë sa kohë nuk e kemi provuar në lëkurë ç’do të thotë, nuk kemi sesi gjykojmë qëndrimin e juristes. Edhe pse do ishte më bukur ta kishte marrë me sportivitet, siç edhe tha që nuk e ka problem imitimin.
Të tjera
-
Dallavere e dyshime për korrupsion, OSHP bombardohet me ankesa për tenderin 35 milionësh të Liburn Aliut për rrugën Prizren – Tetovë
Dallavere, dyshime për korrupsion e dhjetëra shkelje ligjore dyshohet të kenë...
-
Gjobë 800 euro ndaj shoferit në Ferizaj, voziti në zonë urbane 127 klm/h
Policia e Rrugor në Ferizaj në rrugën “Driton Islami” ka ndaluar shoferin E.M...
-
Publikohet një foto e re: Rrustem Llapi ia bëri me dorë policisë menjëherë pas të shtënave fatale
“Pas të shtënave fatale, ai ia bëri me dorë në mënyrë rastësore policisë”. ...
-
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e Vetëvendosjes
Faton Fetahu, përfaqësuesi ligjor i ish-Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, n...
-
Kurti tregon se pse u lanë të ikin terr*oristët e Banjskës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur në Podcastin/dokumentarin e medi...
-
Kosova dhe Gjermania vulosin marrëveshjen, zotohen 90 milionë për punësim, energji dhe integrim
Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë 90 milionë euro. ...
-
Hysen Durmishi ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale për rrugën Prishtinë – Podujevë
Zëvendësmnistri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastr...
-
Dyshimet se abuzoi se*sualisht me familjaren, arrestohet ‘Valmir bossi’
‘Valmir bossi’ , i riu i njohur në rrjetin social 'Tik Tok' për videot e çudi...
-
Haxhiu thotë se Departamentit për Krime Lufte i nevojiten prokurorë shtesë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se që nga momenti që e ka p...
-
“Rrustë Llapi” s’e v*au serbin e arteve marciale, Stefanoviq: Emri im me atë të viktimës është përzier
Të dielën që shkoi një qytetar nga Podujeva i cili jeton në Dusseldorf të Gje...
-
Biznesmeni i arratisur, Knezheviq, ekstradohet në Mal të Zi nga Britania
Biznesemeni Dushko Knezheviq ka arritur në Mal të Zi dhe po shoqërohet në Gjy...
-
Abdixhiku: Ali Lajçi një ndër figurat më emblematike të lëvizjes kombëtare
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ...