Lajme

Përplasen në facebook, Rama foto nga Shkodra, komentuesit: Në Ksamil po shitet “mjaltë njeriu”!

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 27 July 2017

Është bërë e përditshme që kryeministri Edi Rama të përshëndesë në mëngjes fansat e tij në facebook.

Sot ai zgjodhi një foto nga Sarda, qyteti mesjetar në ishullin e Shurdhahut Shkodër për tu uruar një ditë të mbarë miqve të tij në rrjetet sociale.

Por komentuesit nuk kanë qenë shumë miqësore me Ramën. Duke pasur të freskët skandalin e një dite më parë në Ksamil, ku pasditen e së mërkurës tubacionet e ujërave të zeza shpërthyen duke përfunduar në det, komentuesit kanë kërkuar reagim nga kryeministri Rama.

-Advertisement-

“Pse sthua miremengjesi nga ksamili apo vin era m””””””””””

“Mirmgjesi..ate ksamilin qe shperthyn ujrat e zeza si bere nje foto?”

“O legen PSE se nxjer ksamilin?”

“Degjova se ne Ksamil po shitet Mjalt njeriu!!”

Një ditë më parë e gjithë hapësira e plazhit së Ksamilit u ndot brenda pak minutash, ndërsa pushuesit u larguan të alarmuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera