Ekonomi

Ekonomia kineze ka pasur një rritje më të mirë sesa pritej

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 25 July 2017

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rishikuar parashikimin për rritjen e ekonomisë kineze sivjet, duke e rritur atë në 6.7 për qind.

Përditësimi pason publikimin disa ditë më parë të shifrave që tregojnë se në tremujorin e dytë ekonomia kineze ka pasur një paraqitje më të mirë sesa pritej.

Në raportin e rishikuar të FMN-së për ekonominë botërore, vihet në dukje se arsyet për këtë paraqitje pozitive të ekonomisë kineze janë politikat lehtësuese dhe reforma në fushën e ofertës.

-Advertisement-

FMN-ja gjithashtu e rritur me 0.2 pikë përqindjeje parashikimin për ekonominë e Kinës për vitin 2018, duke e çuar atë në 6.4 për qind. Sipas raportit, rritja e parashikimit ka ardhur pasi pritet që Kina të ruajë investimet e larta publike për të arritur objektivin e dyfishimit të GDP-së së vitit 2010 deri në 2020-n.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera