Shëndetësi

8-vjeçari bëhet fëmija i parë që me sukses i transplanton të dy duart (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 19 July 2017

Pas gati 11 orëve operimi që përfshiu katër ekipe të doktorëve, Zion Harvey e fitoi një vend në historinë e mjekësisë. Tetëvjeçari u bë fëmija i parë në botë që i pranon dy duar të reja në një procedurë që e mirëpriti një revolucion në mjekësinë e transplantimit në vitin 2015.

Pas dy viteve, djaloshi i çmendur pas sporteve nga Baltimore, Maryland, është duke e gëzuar lirinë dhe pavarësinë që duart e reja ia kanë dhënë. Në raportin e parë në magazinën mjekësore të trajtimit studimit të Zionit, e publikuar sot, ekspertët e përfshirë e deklarojnë të suksesshëm operacionin dhe thonë se edhe fëmijët e tjerë mund të përfitojnë nga dija e fituar në këtë studim, transmeton Express.

Zionit i ishte dashur të mbështetej në tjetër pasi duart dhe këmbët i ishin këputur në moshën dyvjeçare kur kishte marrë infeksion të përgjithshëm. Për plot gjashtë vite ai i kishte përdorur gjymtyrët e mbetura dhe mjete specialiste për t’u veshur, pastruar veten dhe ngrënë – derisa transplantimi i dyfishtë ia ndryshoi jetën.

-Advertisement-

“Tetëmbëdhjetë muaj pas transplantimit, fëmija i tejkaloi aftësitë e mëparshme adaptive. Tetëmbëdhjetë muaj pas operimit ai është në gjendje të shkruajë, ta ushqejë, dërgojë në tualet dhe veshë veten, në mënyrë shumë më të pavarur dhe efikase seç ç’kishte mundur para transplantimit,” ka shkruar ekipi nga Spitali i Fëmijëve në Filadelfia.

Dy vjet nga operimi të cilit iu nënshtrua në korrik të vitit 2015, Zoin, tani 10-vjeçar, është duke u përballur shumë mirë me të dyja.

“Rastet si ky dëshmojnë se si zhvillimet dhe shpikjet e reja në shkencë dhe transplantim kanë mundësi për të bërë dallime të mëdha në cilësinë e jetës së pacientëve,” ka thënë Lorna Marson, presidente e Shoqërisë Britanike të Transplantimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera