Homazh Simon Veilit
Autori: Gazeta inFokus
08:26 | 13 July 2017
Shkruan: Bernard Henri-Levy
Herën e fundit që fola me Simone ishte 10 vjet më parë. Shoqërohej nga bashkëshorti, Antoine dhe bijtë e saj, Jean dhe Pierre-François. Ishte e lodhur, por e gjallë. Jo e qetë, por e çliruar nga nostalgjia. Në një fjalim ku i thurte lavde paqes, dhe ligjit, ajo parafrazoi filozofin Martin Heidegger, me shpalljen e tij që “vetëm një fjalë mund të na shpëtojë”
Kam një imazh të fortë të Simone Veilit, politikanes franceze (dhe më vonë evropiane), e cila vdiq javën e kaluar. Është një foto bardhë e zi, e shkrepur në shtator të vitit 1979, mes Rosh Hashanah dhe Yom Kippur – një periudhë e njohur si Ditët e Frikës – në Paris, para memorialit të dëshmorit të panjohur hebre. Një djalë i ri, pa kapelë, prapa një podiumi, flet në nder të atyre që vdiqën gjatë Holokaustit. Simone Veil qëndron në rreshtin e parë, një grua e pashme e përhumbur në mendime, e prapëseprapë e vëmendshme. Është skeptike, kokëfortë, dyshuese, e kujdesshme. Më pas, ajo do i thotë të riut, me një ton qortimi të butë: “tepër lirik”.
Disa vjet më herët, në 1974, ajo doli para parlamentit francez për të mbajtur një fjalim që do të ndryshonte jetën e grave franceze dhe do të shenjonte mandatin e presidentit Valéry Giscard d’Estaing, ashtu sikurse heqja e dënimit me vdekje shenjoi mandatin e pasardhësit të Giscard, François Mitterrand. Atëherë, tek mbronte legalizimin e abortit, ajo i ngjante Romy Schneiderit në “Gjyqin” e Orson Uelles, e vendosur, por e turpshme. Kishte bubullima në fjalët e saj, që bashkëjetonin me një melankoli pa fund. Ajo mund të mos ketë qarë pas fjalimit, por nuk kam dyshim që ajo e përjetoi atë moment, me atë që teologu i krishterë Duns Skot e quajti “vetmia e fundit”.
Ajo vazhdoi, paradoksalisht, të nderohej, lartësohej, adhurohej në të gjithë Evropën, ndërsa jetonte si një lloj udhëtareje pa biletë, në një epokë të cilën ajo kurrë nuk do ta përqafonte plotësisht – një enigmë për bashkëkohësit e saj, gjithmonë paksa e tërhequr, megjithatë transparete sa më s’bëhej me sytë e saj. Ajo e njihte thirrjen e saj, drejtimin e fatit të saj dhe forcën e dëshirës së saj (nga e cila kurrë nuk u lëkund) për t’u shkëputur nga ajo që e përshkroi, gjatë një demonstrate në Paris në mbështetje të viktimave të bombardimeve të sinagogës në Rue Copernic, “Shpërbërja hebreje”.
Kush jeni ju kur jeni dërguar në Auschwitz vetëm disa ditë pasi keni marrë diplomën dhe i mbijetoni të pamundurës, duke parë vdekjen drejt e në sy? Si mund të bëni ndonjë gjë, përveç se të mbani distancën, kur keni përjetuar, fizikisht, si fatkeqësinë edhe mrekullinë?
Asgjë nuk e zemëronte më shumë Veilin se refreni që Holokausti është i papërshkrueshëm, i cili supozohej se duhej të shpjegonte pse të mbijetuarit e tij, pas kthimit në shtëpi, u tërhoqën në heshtje. Jo!- këmbëngulte ajo. Ajo që kërkonin në të vërtetë ishte që të ishin në gjendje të flisnin!
Por njerëzit nuk donin ta dëgjonin. Dhe, në kundërshtim me klishenë që më së pari kishte kujtesë, para se kujtesa të fshihej gradualisht dhe zëvendësohej me harresë, ajo besonte se, për gjeneratën që mbijetoi në kampe, harresa erdhi e para. Kujtesa duhej të ndërtohej, të hidhte rrënjë dhe t’u rezistonte shigjetave të banalizimit dhe mohimit.
Sikleti që ajo ndjeu kur, si ministre e kabinetit, u përpoq të hidhte këtë temë ishte i vërtetë dhe shumë i dukshëm. Dhe çfarë mund të mendonte kur u pyet, në një pritje, nëse tatuazhi që kishte në krah ishte numri i saj në kampin e përqëndrimit?
Ne u përplasëm një herë. Ndodhi në vitin 1993, pasi i dorëzova Mitterrandit një mesazh nga presidenti boshnjak Alija Izetbegoviç, në të cilin ai e krahasonte Sarajevën me getot e Varshavës. Menjëherë pas kësaj, unë ndërmjetësova që Izetbegoviç të takohej me presidentin francez në Paris. Përpara takimit, Veil, Izetbegoviç, miq të ndryshëm të Bosnjës dhe unë darkuam në katin e dytë të Brasserie Lipp në Paris. Ajo nuk luante me fjalët: “Krahasimet mund të jenë çorientuese; sado e tmerrshme që të jetë gjendja e boshnjakëve, ju nuk bëni asnjë favor kur e identifikoni atë me vuajtjet e pakrahasueshme të hebrenjve”. Izetbegoviç dëgjoi, pohoi me kokë dhe, çuditërisht, dukej se ishte dakord.
Ajo ishte të dyja, arrogante dhe e butë, gjaknxehtë dhe bujare.
Duhet pranuar, në mbrojtje të saj, se askush nuk e vuri në dukje veçantinë e Holokaustit, aq saktë sa ajo. Ishte një krim, tha ajo, pa gjurmë (asnjë urdhër me shkrim, asnjë udhëzim zyrtar, kurrë, askund); Pa varre (babai, vëllai dhe nëna u bënë tym dhe hi, pa shënues, por vetëm kujtesën e saj dhe, më vonë, autobiografinë e saj); Pa gërmadha (Auschvitz, kur ajo u kthye vite më vonë, ishte rehabilituar, neutralizuar, pastruar); Pa dalje (në Sarajevë, Ruanda dhe Kamboxhia, të paktën në teori, mund të iknin, ndërkohë që shenja dalluese e Holokaustit është se vetë bota ishte një kurth); Dhe, së fundi, pa arsye (të gjendur përballë zgjedhjes, nëse të nxitonin një tren me trupa ushtarake për në front, ose një tren që transportonte hebrenj në furrat, nazistët gjithmonë zgjidhnin këtë të fundit).
Dhe pastaj, natyrisht, ishte çështja e Evropës. Pas luftës, kishte dy përgjigje.
Ishte përgjigja e filozofit dhe muzikologut Vladimir Jankélévitch: fajësia ontologjike e Gjermanisë, korruptimi që Hitleri i bëri gjuhës së saj dhe një premtim që kurrë më të mos kish të bënte me kulturën ose njerëzit e saj. Dhe aty ishte përgjigja e Simone Veil: nuk ka fajësi kolektive, gjermanishtja si gjuhë jo vetëm e nazizmit, por edhe anti-nazizmit, dhe një besim se Evropa është e mundur, me Francën dhe Gjermaninë që të dyja vajtonin fantazmat e tyre, si shtylla të kësaj Evrope.
Bota, thoshte filozofi francez Gaston Bachelard një shekull më parë, mund të reduktohet në një seri të drejtash të autorit. Relativiteti i Ajnshtajnit. Dyshimi i Descartes. Qeshja e Bergson. Ferri i Dantes. Sot: Evropa e Simone Veil. Mundohuni ashtu si unë të lidhni fytyra të tjera me emrin e Princeshës Europë, dhe vetëm ajo ju vjen në mendje.
Herën e fundit që fola me Simone ishte 10 vjet më parë. Shoqërohej nga bashkëshorti, Antoine dhe bijtë e saj, Jean dhe Pierre-François. Ishte e lodhur por e gjallë. Jo e qetë, por e çliruar nga nostalgjia. Në një fjalim ku i thurte lavde paqes, dhe ligjit, ajo parafrazoi filozofin Martin Heidegger, me shpalljen e tij që “vetëm një fjalë mund të na shpëtojë”.
Project Syndicate

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































