Ekonomi

Diaspora po sjellë më shumë para, 700 milionë euro vitin e kaluar

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 05 July 2017

Diaspora vazhdon të sjellë më shumë para në Kosovë, pavarësisht ankesave të përfitshme për trajtim jo të mirë nga institucionet vendore, duke filluar nga kolonat në kufi, plaçka me kartonin e gjelbërt, pritjet e gjata në institucione për nxjerrje të dokumenteve të ndryshme, etj.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, remitencat nga diaspora vitin e kaluar kanë arritur shumën e përgjithshme prej 691 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej rreth 4 për qind, shkruan portali “Infokusi.com”.

BQK bënë të ditur se remitencat që pranohen në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 37.1 përqind përkatësisht 22.6 përqind të gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë. Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 6.8 përqind e gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë. /Infokusi.com/

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy