Ekonomi

Vitin e kaluar 93 milionë euro më pak Investime të Huaja Direkte

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 05 July 2017

Investimet e Huaja Direkte(IHD) në Kosovë vitin e kaluar kanë arritur shumën e përgjithshme prej 215.9 milionë euro, apo rreth 93 milionë euro më pak se në vitin 2015, shkruan portali “Zëri.info”.

Sipas raportit vjetor të BQK-së për vitin e kaluar, në vitin 2015 IHD-të kishin arritur shumën prej 308.8 milionë euro.

Rënia e IHD-ve u evidentua pothuajse në të gjithë sektorët. “Rënia më e theksuar ishte tek sektori i patundshmërive dhe sektori i shërbimeve financiare, sektor që u karakterizuan me rënie vjetore prej 11.6 përkatësisht 70.5 përqind”, thuhet mes tjerash në raportin e BQK-së. /Zëri/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera