Ekonomi

Qytetarëve s’po u pëlqen mënyra e re e përfitimit nga kuponët fiskalë

Autori: Gazeta inFokus 23:47 | 03 July 2017

Qytetarët nuk po e presin mirë vendimin e ATK’së për të ndryshuar mënyrën e mbledhjes së kuponëve fiskalë.

E gjithë kjo po ndodh pas vendimit të ATK’së për të ndryshuar formën e mbledhjes kuponëve fiskalë, raporton KTV.

Qytetarët kanë thënë se nuk e kanë ndërmend të derdhin mundin për t’i mbledhur kuponët nëse realizohet qëllimi i ATK’së për ta bërë mbledhjen e kuponëve përmes sistemit elektronik.

-Advertisement-

Por, ka një numër edhe më të madh të qytetarëve që fare s’po e marrin mundin që të mbledhin kuponë fiskalë.

Në Administratën Tatimore po arsyetohen me përfundimin e kontratës së punëtorëve që deri më tani janë angazhuar në këtë proces dhe sistemin e ri fiskal që do të vendoset.

Por, pavarësisht kësaj, thonë se qytetarët janë të obliguar që të marrin kuponin fiskal.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy