Vazhdon mbështetja e shtetit gjerman për ATK
Autori: Gazeta inFokus
16:25 | 30 June 2017
Një delegacion nga Administrata Tatimore e Kosovës, i udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm Sakip Imeri, ka qëndruar në Mynhen dhe Augsburg të Gjermanisë, për vizitë zyrtare në Ministrinë e Financave dhe në Administratën Tatimore të Bavarisë.
Pjesë e këtij delegacioni kanë qenë edhe zyrtarë nga organizata gjermane GIZ, projekti për Reformë në Administratën Publike. Qëllimi i vizitës është marrja e praktikave me te mira tatimore të Bavarisë në zhvillimet institucionale dhe përcaktimi i projekteve të reja për zhvillimin e kapaciteteve të ATK-së, si dhe modernizimin e proceseve të saj.
Administrata Tatimore e Bavarisë ka përkrahur Administratën Tatimore të Kosovës, që nga viti 2010, kryesisht në ngritjen e njohurive të stafit përmes organizimeve të trajnimeve dhe seminareve te ndryshme për legjislacionin tatimor.
Gjithashtu, me ndihmën e eksperteve nga Republika se Bavarisë , ATK ka themeluar njësinë administrative-ZGJONA, e cila ndryshe në Administratën Tatimore të Bavarisë njihen si njësia BUSTRA.
Së fundi me përkrahje nga ekspertet nga Bavaria dhe GIZ, ATK është duke zbatuar edhe kontrollet elektronike, të cilat kanë ndikuar në reduktimin e kohën së kontrollës. Po ashtu, përkrahje tjetër ATK ka marr për ngritjen e kapaciteteve në Drejtorin e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës.
Vlen të theksohet qe Administrata Tatimore e Kosovës është institucioni i vetëm në rajonin e ballkanit, i cili ka filluar zbatimin e këtyre dy projekteve administrative, model i Entitetit Tatimor Bavarez.
Kjo vizitë ishte mundësi e mirë e njoftimit për së afërmi të dy institucioneve, të cilat po ashtu u dakorduan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit, ne fusha dhe projekte tjera.
Ky delegacion ka qëndruar në Gjermani nga data 26 deri me 28 qershor, vizitë kjo e cila është mundësuar nga organizata gjermane GIZ.


T� tjera
-
Studentët shqiptarë kërkojnë provimin 100% në shqip, kryeministri Mickoski kundërshton: Pjesa praktike në maqedonisht
Debati për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe në Maqedonin...
-
16 persona humbin jetën pas një incidenti në një fabrikë në Turqi
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur pas një ...
-
Bajrami: Importi i energjisë ndikon në faturat e qytetarëve, eksporti nuk ua ul ato
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me importin e energjis...
-
Pjesëtarët e FSK-së trajnohen nga njësia kundër terrorizmit e Kroacisë
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar një trajnim ...
-
Kurti në Paris, kërkon mbështetjen franceze për rrugën euroatlantike të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në Paris nga presidenti i S...
-
Nagavci dhe ambasadori hungarez diskutojnë për bashkëpunim
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka pri...
-
Vizita e udhëheqësve të Listës së Studentëve në Kosovë, një ditë pas paralajmërimit skandaloz të Rashiqit, Aleanca kërkon sqarime nga Qeveria
Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas vizitës në Kosovë të ...
-
Mbi 90 të vdekur në trafik për 10 muaj, ekspertët kërkojnë riaftësimin e shoferëve
Siguria rrugore vazhdon të mbetet shqetësim, pasi vetëm gjatë periudhës janar...
-
Rama jep shenja se mund të tërhiqet nga projekti i Ulpianës: Nëse s’duan banorët, ne tërhiqemi!
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka sqaruar banorët e Ulpianës lidhur me...
-
Presidentja Justina Shiroka Pula viziton Kombëtaren e Kosovës
Në ditët para paraqitjes së Kosovës ndaj ndeshjeve në Ligën e Kombeve, presid...
-
Shpallja e procesit të gradimit për gradën Rreshter, Sveçla inkurajon gratë dhe vajzat që të aplikojnë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mirëpritur shpalljen e proc...
-
Baton Haxhiu promovon dy libra “Kosova: Historia që zhbëri Jugosllavinë” dhe “Brenda Luftës”
Gazetari dhe publicisti Baton Haxhiu do të promovojë dy librat e tij, “Kosova...

































