Katastrofa që po çmonton PD-në, demokratët bojkotuan ofertën e Bashës
Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 26 June 2017
Shkruan: Blendi Fevziu
Gazetari Blendi Fevziu në një analizë të rezultatit të parë pas numrimit te gjysmës së kutive në rang vendi dhe trendit të fitores së PS-së, shkruan se gjithë sa ndodhi vjen pasi e djathta e ka bojkotuar PD-në. Në shkrimin postuar në “Opinion.al”, Fevziu analizon refuzimin që elektorati i djathtë i bëri ofertës së kreut të partisë, pra Lulzim Bashës
Ka ende shumë për t’u numëruar, por tendeca e këtyre zgjedhjeve duket tashmë qartë. PS me gjasë do të qeverisë e vetme, duke pasur në autobuzin e saj elektoral votat e thuaj gjysmës së Shqiptarëve.
LSI jo vetëm ka konfirmuar votat e marra në një koalicion në 2013, por besohet se i ka rritur ato, duke qenë në disa qarqe të vendit forcë e dytë politike.
PD ka pasur një humbje shumë më të thellë se sa ajo e 2013, që mendohej më e thella e historisë politike të saj.
Do ketë kohë për analiza dhe për të gjetur gabimet, por deri tani shikimi i shifrave tregon vetëm një gjë, elektorati i djathtë ka bojkotuar në mënyrë masive ofertën e partisë kryesore të tij. Përse e them këtë?
Dje në Shqipëri kanë votuar thuajse 300 mijë vetë më pak se sa në vitin 2013. Në këtë rënie të votuesve, befas, sipas projeksionit, PS mund të jetë rritur me afro 100 – 130 mijë vota. Pra ka marrë në total thuajse 100 mijë vota më shumë se sa arriti të merrte në 2013. Ajo pritet të shtojë diku tek 6 – 8 deputetë. Pra shtimi nuk është nga ulja e numrit të votuesve, por nga rritja e tyre.
LSI po ashtu i ka shtuar votat. Ajo pritet jo vetëm të konfirmojë 15 mandatet e 2013 që i mori në koalicion me PS, por mund të shkojë deri në 20 mandate. Pra në këtë rast, e majta ka arritur të nxjerrë më shumë votues se sa në 2013, ose të marrë disa votues që në 2013 kanë votuar Berishën.
Katastrofa ka ndodhur djathtas dhe arsyet se përse janë shumë. PD, jo vetëm që nuk ka konfirmuar mandatet e 2013, që mendohej se ishin të ulët pas 8 vjet qeverisje, por ka marrë shumë më pak vota se në 2013 dhe akoma më pak se në 2015. Besohet se 300 mijë votat e munguara kanë qenë kryesisht të PD. Kanë qenë demokratët që nuk janë paraqitur në apel. Arsyet më mirë se kushdo i di vetë lidershipi i PD, por ajo që është e qartë është se nuk ka qenë një mosdalje apo neglizhencë ndaj zgjedhjeve, por një bojkot, një protestë e heshtur dhe spontane. Pak rëndësi kanë gabimet në fushatë. Ata që votojnë PD kanë votuar kundër një qëndrimi politik dhe unë dyshoj se kjo braktisje ka qenë një protestë ndaj qëndrimit flirtues me PS në fushatë. Po ashtu ka luajtur rol lista dhe spastrimi nga disa emra të njohur. Për fatin e saj të keq, PD do ketë në parlament një grup diletant, me mungesa të ndjeshme dhe të paaftë për të marrë mbi vete peshën që i takon opozitës.
Së fundmi, kjo që ndodhi në këto zgjedhje, po stabilizon një trend të frkshëm të çmontimit të partisë më të madhe të djathtë në vend. Në 2009, PD kishte 70 mandate bashkë me aleatët e saj; PS 66 dhe LSI 4. * vjet më pas, PS po shkon në 74 dhe LSI në 20. Të dyja janë rritur, madje akoma më shumë se sa në 2013, ndërsa PD thuajse është përgjysmuar. Një humbje më dramatike vështirë se mund ta parashikonte kushdo…/Opinion.al
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...