Ekonomi

Parafohet marrëveshja për eliminim të tatimit të dyfishtë mes Kosovës dhe Austrisë

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 22 June 2017

 

Nga 20 deri 22 Qershor 2017 në Kosovë ka qëndruar delegacioni nga Ministria e Financave e Austrisë me qëllim të vazhdimit të negocimit të Marrëveshjes për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë lidhur me tatimin në të ardhura dhe parandalimin e shmangies dhe evazionit tatimor.

Gjatë kësaj kohe është zhvilluar raundi i dytë i negociatave dhe është arritë të parafohet marrëveshja nga kryesuesit e dy delegacioneve. Delegacioni nga Austria është kryesuar nga znj. Adebiola Bayer, ndërsa delegacioni nga Kosova është kryesuar nga Fjolla Muja.

-Advertisement-

Qёllimi i kësaj Marrёveshje ёshtё që tё ofrojë mundësi për të arritur dhe forcuar bazën ekonomike dhe ligjore si dhe të inkurajoj investimet ndërkombëtare.

Kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet nga niveli ministror i Ministrisë së Financave të dy shteteve e cila më pastaj pas këmbimit të njoftimeve për përfundimin e procedurave të brendshme do të konsiderohet se është në fuqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera