Ekonomi

Gerxhaliu: Shumë procese ekonomike janë ndërprerë nga kriza politike

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 15 June 2017

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se zhvillimet politike në vend jo vetëm që po plasojnë një mesazh të keq tek faktori ndërkombëtar, por edhe po bëjnë që Kosova ta humbë hapin për të qenë pjesë e proceseve ekonomike të rajonit dhe më gjerë.

“Fakti që ky vit është vit i sfidave dhe i aktiviteteve të ndryshme ekonomike në nivel rajonal evropian dhe global dhe duke pasur parasysh dinamikën dhe angazhimin e vendeve të rajonit dhe më gjerë Kosova është duke humbur hapin për të qenë pjesë e proceseve në dimensionin ekonomik”, tha Gërxhaliu për EkonomiaOnline.

Sipas tij, duhet të bëhet çmos që të plasohet një mesazh i qartë tek qarqet politike në Kosovë që interesa partiake dhe politike nuk mund të jenë mbi interesa shtetërore.
Ai tha se shumë procese të rëndësishme ekonomike janë ndërprerë për shkak të agjendës politike e cila gjithnjë po dominon dhe sa herë që kemi ndryshime politike, agjenda ekonomike kthehet në pikën zero.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy