⚽️ Izraeli befason me vendimin para ndeshjes me Shqipërinë
Autori: Gazeta inFokus
20:04 | 10 Qershor 2017
Në çdo ndeshje të Izraelit, qoftë në shtëpi, apo edhe në transfertë, masat e sigurisë janë aq të larta, saqë nuk bëjnë më përshtypje te vendësit, por më së shumti te kundërshtarët e skuadrës së shtetit hebre.
Edhe për ndeshjen e nesërme, Izrael-Shqipëri, që do të luhet në Haifa, masat janë ekstreme për tifozët vendës dhe ata shqiptarë. Kësisoj, dje përmes një komunikate për shtyp, institucioni i futbollit shqiptar sqaronte tifozët kuqezi për dokumentet që duhet të marrin me vete përpara se të futen në stadium.
“Të gjithë sportdashësit që kanë blerë bileta dhe do të jenë të pranishëm në ndeshjen Izrael-Shqipëri, datë 11 qershor ora 20:45, në stadiumin ‘Sammy Ofer’ në Haifa, janë të lutur që ditën e ndeshjes për të hyrë në stadium, duhet patjetër të jenë të pajisur me një mjet identifikimi, pasaportë ose kartë identiteti, transmeton “Panorama Sport”.
Në rast të kundërt, nuk do të lejoheni të futeni në stadium për të mbështetur Kombëtaren”, citohej dje në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit. Kujtojmë që edhe në ndeshjen e fundvitit të kaluar në “Elbasan Arena” masat e sigurisë ishin ekstreme, duke bezdisur jo pak tifozët kuqezi.

T� tjera
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...































