? Vitali tregon fajtorin për humbjen e Wladimir Klitschko
Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 09 June 2017
Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Vitali Klitschko, vëllai i Wladimir, ka deklaruar sot se mban mbi supe një pjesë të fajit për humbje e vëllait të tij në duelin ndaj Anthony Joshua, më 29 prill, në “Wembley” të Londrës.
Ukrainasi pësoi një humbje me “KO” teknik në raundi e 11-të pas një dueli dramatik me britanikun, në një përballje që konsiderohet si ndër më të bukurit e historisë së boksit.
Wladimir pati një shans të mirë për ta fituar duelin në raundin e gjashtë, kur e hodhi në tapet Joshua. Ndërkohë që, deri në raundin e 10-të, ishte në avantazh, por një raund më pas erdhi përmbysja e Joshua, që hodhi në tapet Klitschko, duke detyruar gjyqtarin të ndalë sfidën. “Kam fajësuar veten për humbjen e vëllait tim. Kur Wladimir e hodhi në tapet Joshua unë i dhashë atij një këshillë të gabuar”, tha Vitali Klitschko.
“Kam fajësuar veten për humbjen e vëllait tim. Kur Wladimir e hodhi në tapet Joshua, unë i dhashë atij një këshillë të gabuar”
“Menjëherë pas humbjes nuk folëm, por pamë njëri-tjetrin në sy dhe u kuptuam. Vetëm në dhomën e zhveshjes e falënderova që zhvilloi një nga duelet e tij më të mira. E di se sa e rëndësishme ishte kjo sfidë për të, por për fat të keq ne humbëm. Në peshat e rënda, çdo grusht mund të jetë vendimtar”, tha Vitali Klitschko sot për “boxing news”.
Më tej, vëllai i madh Klitschko shtoi: “Unë i thashë Wladimir të mos nxitonte dhe ta mbante larg Joshua, pasi mendova se britaniku do ta ngadalësonte sfidën, por ndodhi e kundërta. Tani kuptoj se kam bërë një gabim të madh”, deklaroi Vitali Klitschko për mediat. Megjithatë, kjo përballje pritet të ndodhë sërish në pjesën e dytë të këtij viti, një revansh i kërkuar nga ukrainasi. “Wladimir është një boksier i madh dhe nuk ka nevojë që të fitojë revanshin për ta treguar atë. Unë do ta mbështes në çdo vendim që të marrë”, tha Vitali Klitschko.
Të tjera
-
E çuditshme: Shoferi vozit në anën e kundërt të rrugës në “Arbëri” të Prishtinës
Një veturë është kapur duke rrezikuar teksa ecte në drejtim të kundërt. Te...
-
“Masi edhe në diskoteka po mbajnë drita pse jo edhe në çifteli”- Njihuni me burrin që punon që nga fëmijëria çiftelinë, do mahniteni si e krijoi atë edhe me drita
Që nga mosha 12 vjeçare, i lindi dëshira e pasioni ndaj çiftelisë, shkruan Ga...
-
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masivizimit të sportit e aktivitetit fizik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ish-kapitenin e Kombëtare...
-
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri për sigurinë e Kosovës
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Ferizaj
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Buxheti për arsim i vitit 2025, 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë
Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë ...
-
Masat ndaj Kosovës, ambasadori francez: S’dihet nëse hiqen deri në fundvit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur në lidhje me mas...
-
Peci ia pezullon dajës së Fitore Pacollit grantin 60 mijë euro për lajthia dhe arra
Ende pa u bërë një javë prej kur në media u raportua për grantin rreth 60 mij...
-
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të jetë kush edhe pë...
-
Gjenerali Jashari në Kanada takon shefen e ushtrisë atje: Fitorja e Ukrainës kundër Rusisë detyrë kolektive për shtetet demokratike
Gjenerali i FSK-së, Bashkim Jashari, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kan...