Lajme

Haradinaj u çon selam Vuçiqit e Daçiqit: Duhet të rrini kokëulur para shqiptarëve

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 07 Qershor 2017

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, në një intervistë për DË ka folur për akuzat që i bëhen atij nga Serbia për krime lufte.

Në këtë intervistë, Haradinaj i quajti nxënës të Millosheviqit e Sheshilit, Vuçiqin e Daçiqin.

“Unë ua kam njohur edhe shefat e  tyre Millosheviqin dhe Sheshelin, këta janë nxënësit e tyre. Ata duhet të rrinë kokëulur para shqiptarëve duke pasur parasysh faktin që çfarë u kanë bërë shqiptarëve. Një kërkim falje është veprimi i parë që ata duhet ta bëjnë”, tha Haradinaj.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy