Drejtori i ATK-së merr pjesë në konferencën e Bankës Botërore- Taxgip
Autori: Gazeta inFokus
11:12 | 02 June 2017
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri ka marr pjesë në konferencën dy ditore të organizuar nga Banka Botërore- Taxgip, me temë: Sfidat e politikave dhe administrimit të TVSH-së, që u mbajt në Bukuresht të Rumanisë.
Qëllimi i kësaj konference ishte diskutimi i sfidave dhe çështjeve me prioritet, se ku qëndrojnë vendet e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore në fushën e tatimit vendor, tatimi ndërkombëtar, shkëmbimit të informatave, transparencës tatimore, ekonomisë joformale, kapacitetet e administrimit të tatimeve etj, si dhe mundësit e avancimit në këto fusha.
Drejtori Imeri, ishte pjesë e panelit në sesionin e dytë, me temën ”Praktikat e mira të dizajnimit të TVSH-së: lirimet, shkallët dhe pragjet e TVSH-së”, me ç‘rast, para të pranishmëve tha se TVSH-ja në Kosovë ka pasuar ndryshime ligjore, duke marr parasysh kërkesat e ekonomisë së tregut dhe nevojave të zhvillimit ekonomik. Ai theksoi se ndryshimet e bëra janë pjesë e reformave fiskale, të cilat janë përshtatur me direktivën e BE-së mbi TVSH-në.
Ndër të tjera, z. Imeri potencoj se deklarimi i TVSH-së në Kosovë bëhet në baza mujore dhe afati për të deklaruar është data 20 e muajit vijues. Pragu për tu regjistruar në TVSH nga shtatori 2015 është 30,000 euro qarkullim në vit dhe është obligativ për të gjitha bizneset që tejkalojnë këtë prag (para kësaj periudhe ka qenë 50,000 euro). Ndërsa, normat e TVSH-së janë 0%, 8% dhe 18% ( deri në shtator 2015 ishte 0 dhe 16% ). Nga shtatori i vitit 2015 kemi filluar të aplikojmë ngarkesën e kundërt në sektorin e ndërtimtarisë, si një praktikë e mirë e treguar në vendet tjera.
Po ashtu, të pranishmit u njoftuan edhe për mundësin e kërkesës për rimbursim kur kreditimi i tatimpaguesve të regjistruar në TVSH ka tejkaluar shumën 3,000 euro pas tre muajve të vazhdueshëm, si dhe lirimet pa të drejtën e Kreditimit të TVSH-se dhe lirimet me të drejtën e zbritjes se TVSH-së.
Drejtori i ATK-së, gjithashtu ka pasur takime të veçanta edhe me përfaqësuesit e Bankës Botërore, si dhe me sekretarin ekzekutivë të Organizatës Ndërevropiane për Administratat Tatimore-IOTA z. Miguel Silva Pinto, me të cilin u dakorduan për bashkëpunim në të ardhmen, në ngritjen profesionale të kapaciteteve të ATK-së.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë kërkojnë provimin 100% në shqip, kryeministri Mickoski kundërshton: Pjesa praktike në maqedonisht
Debati për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe në Maqedonin...
-
16 persona humbin jetën pas një incidenti në një fabrikë në Turqi
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur pas një ...
-
Bajrami: Importi i energjisë ndikon në faturat e qytetarëve, eksporti nuk ua ul ato
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me importin e energjis...
-
Pjesëtarët e FSK-së trajnohen nga njësia kundër terrorizmit e Kroacisë
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar një trajnim ...
-
Kurti në Paris, kërkon mbështetjen franceze për rrugën euroatlantike të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në Paris nga presidenti i S...
-
Nagavci dhe ambasadori hungarez diskutojnë për bashkëpunim
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka pri...
-
Vizita e udhëheqësve të Listës së Studentëve në Kosovë, një ditë pas paralajmërimit skandaloz të Rashiqit, Aleanca kërkon sqarime nga Qeveria
Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas vizitës në Kosovë të ...
-
Mbi 90 të vdekur në trafik për 10 muaj, ekspertët kërkojnë riaftësimin e shoferëve
Siguria rrugore vazhdon të mbetet shqetësim, pasi vetëm gjatë periudhës janar...
-
Rama jep shenja se mund të tërhiqet nga projekti i Ulpianës: Nëse s’duan banorët, ne tërhiqemi!
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka sqaruar banorët e Ulpianës lidhur me...
-
Presidentja Justina Shiroka Pula viziton Kombëtaren e Kosovës
Në ditët para paraqitjes së Kosovës ndaj ndeshjeve në Ligën e Kombeve, presid...
-
Shpallja e procesit të gradimit për gradën Rreshter, Sveçla inkurajon gratë dhe vajzat që të aplikojnë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mirëpritur shpalljen e proc...
-
Baton Haxhiu promovon dy libra “Kosova: Historia që zhbëri Jugosllavinë” dhe “Brenda Luftës”
Gazetari dhe publicisti Baton Haxhiu do të promovojë dy librat e tij, “Kosova...































