Bashkimi i Doganës dhe ATK-së shtyhet për vitin tjetër
Autori: Gazeta inFokus
09:21 | 02 June 2017
Bashkimi i Administratës Tatimore dhe Doganës së Kosovës në një institucion të vetëm, pritet të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm dhe jo gjatë këtij viti, siç është thënë më herët.
Bashkimi i Administratës Tatimore dhe Doganës se Kosovës në një institucion të vetëm, pritet të ndodh në fillim të vitit të ardhshëm dhe jo gjatë këtij viti, siç është thënë më herët.
Ekrem Hysenaj, koordinator i grupit për procesin e bashkimit të këtyre dy agjencive buxhetore, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ky proces ende nuk ka përfunduar për shkak të prolongimit të miratimit të projektligjit që rregullon këtë çështje.
Ai tregon se në shtator të vitit të kaluar në bashkëpunim më zyrën e Komisionit Evropian është harmonizuar projektligji dhe si tillë është dërguar në Qeveri.
“Për shkak të specifikave të natyrës, që unë nuk i di pse, nuk është miratuar si i tillë ai projektligj që është hartuar nga grupi punues”.
“Duke e parë se po vonohet miratimi i këtij projektligji, atëherë në bashkëpunim më Fondin Monetar Ndërkombëtar që po na asiston në mënyrë të vazhdueshme në këtë proces se bashku edhe më Ministrinë e Financave, ky proces është shtyrë për 1 janar 2018”, ka thënë Hysenaj.
Autoritetet e Kosovës vitin e kaluar kishin miratuar bashkimin formal të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Doganave të Kosovës (DK) në një agjenci të përbashkët, të quajtur Agjencia e të Hyrave e Kosovës.
Unifikimi i sistemit të mbledhjes së të hyrave për buxhetin e Kosovës, do të përmirësojë shërbimet për tatim-pagues, njëherësh do sjellë rezultate në luftimin e evazionit fiskal, thotë Hysenaj.
“Në planin inicial janë specifikuar edhe objektivat e Qeverisë së Republikës së Kosovës me themelimin e Agjencisë së të Hyrave, që një ndër to janë edhe ofrimi i shërbimeve më të mira për tatim-paguesit”.
“Meqenëse tani shumica e shërbimeve kryhen në të dy agjencitë, në të ardhmen planifikohet të kryhen në një vend, me kosto më të ulët dhe më të shpejtë”, thotë ai.
“Objektiv tjetër është edhe funksionalizimi i përbashkët i disa funksioneve apo departamenteve, siç është Departamenti i hetimeve dhe inteligjencës, analizat dhe vlerësimit të riskut. Objektiv tjetër i radhës është krijimi i kapaciteteve për mbledhje të TVSH-së në brendi të vendit, që do të lehtësonte barrën e biznesit dhe do të rriste likuiditetin e tyre”, thotë Hysenaj.
Edhe ekspertë për çështje ekonomike, konsiderojnë se funksionimi i këtyre dy agjencive në një institucion të vetëm, do të sillte rezultate pozitive, nëse objektivat e parapara zbatohen në mënyrë efikase.
Ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Ismail Kastrati, konsideron se efektet pozitive nga ky projekt do mund të vërehen nëse Tatimi mbi Vlerën e Shtuar grumbullohet brenda në territorin e Kosovës dhe jo në pikat doganore.
“Ajo do të kishte efekte pozitive, sepse bizneset importin nga jashtë nuk do ta paguajnë para se ta përdorin, ta shesin ose të përdorin në procesin e prodhimit. Këto do të ishin efektet pozitive nëse bashkohet Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore”, ka thënë Kastrati për Radion Evropa e Lirë.
Kastrati thotë se institucionet e reja, të krijuara pas zgjedhjeve të 11 qershorit, duhet të marrin më prioritet miratimin e disa ligjeve të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, rrjedhimisht lehtësimin e kushteve për sektorin privat.
Ndryshe, Administrata Tatimore dhe Dogana e Kosovës, janë dy institucionet kryesore, nga të cilat mbushet buxheti i Kosovës. Sipas parashikimeve të ekzekutivit për këtë vit, Dogana e Kosovës duhet të grumbullojë mbi një miliard e 100 milionë euro, kurse Administrata Tatimore e Kosovës duhet të mbledh 423 milionë euro.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë kërkojnë provimin 100% në shqip, kryeministri Mickoski kundërshton: Pjesa praktike në maqedonisht
Debati për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe në Maqedonin...
-
16 persona humbin jetën pas një incidenti në një fabrikë në Turqi
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur pas një ...
-
Bajrami: Importi i energjisë ndikon në faturat e qytetarëve, eksporti nuk ua ul ato
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me importin e energjis...
-
Pjesëtarët e FSK-së trajnohen nga njësia kundër terrorizmit e Kroacisë
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar një trajnim ...
-
Kurti në Paris, kërkon mbështetjen franceze për rrugën euroatlantike të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në Paris nga presidenti i S...
-
Nagavci dhe ambasadori hungarez diskutojnë për bashkëpunim
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka pri...
-
Vizita e udhëheqësve të Listës së Studentëve në Kosovë, një ditë pas paralajmërimit skandaloz të Rashiqit, Aleanca kërkon sqarime nga Qeveria
Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas vizitës në Kosovë të ...
-
Mbi 90 të vdekur në trafik për 10 muaj, ekspertët kërkojnë riaftësimin e shoferëve
Siguria rrugore vazhdon të mbetet shqetësim, pasi vetëm gjatë periudhës janar...
-
Rama jep shenja se mund të tërhiqet nga projekti i Ulpianës: Nëse s’duan banorët, ne tërhiqemi!
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka sqaruar banorët e Ulpianës lidhur me...
-
Presidentja Justina Shiroka Pula viziton Kombëtaren e Kosovës
Në ditët para paraqitjes së Kosovës ndaj ndeshjeve në Ligën e Kombeve, presid...
-
Shpallja e procesit të gradimit për gradën Rreshter, Sveçla inkurajon gratë dhe vajzat që të aplikojnë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mirëpritur shpalljen e proc...
-
Baton Haxhiu promovon dy libra “Kosova: Historia që zhbëri Jugosllavinë” dhe “Brenda Luftës”
Gazetari dhe publicisti Baton Haxhiu do të promovojë dy librat e tij, “Kosova...


































