29-vjeçarja, Ashley Graham, hyni në botën e modelingut mbasi ishte modelja e parë e kolme që u shfaq në kopertinën e Sports Illustrated Swimsuit Issue në 2016.
Përmasa amerikane 14 u admirue si nji model për zojat dhe fitoi mija ndjekës. Por, në muejt e fundit, Ashley, asht kritikue nga fansat për humbjen e peshës.
Ajo shpërndan rregullisht foto të saj me pushime, apo në mbrapaskenat e realizimit të fotove. Fansat e saj kanë pa se Ashley shfaqet gjithnji e ma e dobët në fotot e fundit.
“E dija që humbe peshë! Nuk jam ma fans i jot, ti zhgënjeve shumë njerëz! Kam me gjet nji tjetër femën të mrekullueshme të kolme”, shkruen nji fanse.
“Pse po e ndryshon veten? Mendova se ishe në rregull me veten me përmasat e mëdha. Duket që ti po humb shumë peshë”, i shkruen dikush tjetër.