Sport

⚽️Ky është parashikimi i finales Ajax – Manchester United

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 24 May 2017

Ajaxi dhe Manchester United do të përballen të mërkurën mbrëma në finalen e Europa League e cila zhvillohet në Stockholm të Suedisë.

Vendi: Friends Arena, Stockholm
Koha: 24 maj (e mërkurë), 20:45

-Advertisement-

Lajmet rreth ekipeve

Ajax
Nick Viergever është i suspenduar për këtë takim, që e sheh Matthijs de Ligt në partneritet me Davinson Sanchezin në zemër të mbrojtjes.
Dailey Singraven është jashtë po ashtu teksa Jairo Riederëeld do të startojë në krahun e majtë për skuadrën holandeze.
Pos tjerash Ajaxi pritet që të startojë me një 11-she të zakonshme që i ka çuar në finale.

Manchester United
Eric Bailly është i suspenduar për Manchester Untiedin që e ka Phil Jonesin në qendër të mbrojtjes për skuadrën e Jose Mourinhos.
Chris Smalling dhe Marouane Fellaini mund të vlerësohen para fillimit të takimit edhe pse Rojo dhe Fosu Mensah bashkë me Ibrahimovicin, Luke Sha dhe Ashley Young janë jashtë sfidës.
Paul Pogba do të mbajë vendin e tij në mesfushë me Ander Herreran dhe Michael Carrick që kanë startuar përkrah francezit.

A e dini se?

Janë shënuar më pak se tri gola në 7 ndeshjet e fundit të Manchester United në Ligën e Evropës.

Manchester United është i pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit në Europa Ligë.

Top Lojtarët

Parashikimi

Ajaxi përballet me manchester Unitedin për herë të paër në një ndeshje konkurruese që nga viti 2012. Holandezët kanë qenë shumë në formë drejt rrugës së tyre në këtë finale, duke fituar shtatë ndeshje nga shtatë të zhvilluara, por kanë vuajtur në udhëtim.

United është i pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit në Europa League, por shfaqëi dobësi në rrugën drejt finales.

Mourinho do ta inspirojë vetëbesimin te skuadra e tij pas fitores ndaj Crystalit edhe pse sulmet terroriste në Mançester mund të ndikojnë në mentalitetin e ekipit.

Ajaxi ka një përparësi të vogël psikologjike në këtë aspekt, por Mourinho është Mourinho dhe bashkë me traditën e United do t’ia dalin ta fitojnë trofeun dhe të kualfiikohen në elitën e futbollit evropian pasi këtë nuk e arritën në sezonin e rregullt.

Parashikimi: Ajax 0-2 Manchester United

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera