Rexhep Selimi i Vetëvendosjes në fushatë me Ramush Haradinajn (FOTO)
Autori: Gazeta inFokus
17:22 | 23 Maj 2017
Partitë politike edhe pse ende jo zyrtarisht, kanë filluar fushatën elektorale. E tillë mund të konsiderohet edhe vizita e sotme e kandidatit për kryeministër të koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj dhe bashkëpartiakëve të tij në Teqën Halvetije-Xhaferije të Shejh Osmanit të Parë.
Ajo çfarë e bën të veçantë këtë vizitë, është prezenca e Rexhep Selimit, kandidat i Vetëvendosjes për deputet, i cili shihet krahëpërkrahë me Haradinajn e koalicionit PDK-AAK-Nisma, shkruan gazetametro.net.
Se kjo vizitë mund të konsiderohet pjesë e fushatës, e dëshmojnë edhe postimet në rrjetet sociale, të bëra nga faqe të AAK’së në Facebook.

“Sot bashkë me Kryeministrin e Ri, R Haradinaj, kolegë të AAK-së dhe bashkëqytetarë në vizitë, Shejh Osman Shehut, në nderim të 105 vjetorit të themelimit të Teqës Halvetije-Xhaferije të Shejh Osmanit të Parë dhe Kujtimit të Shejh Xhafer Shehut!”, thuhet në postimin e bërë nga Aleanca e Gruas së AAK’së, e edhe nga kryetari i Junikut, nga AAK, Agron Kuçi.
Megjithatë, duhet theksuar, se Rexhep Selimi, dikur pjesë e strukturave të AAK’së, e tani pjesë e Vetëvendosjes, vazhdon të ruaj miqësi me Ramush e Daut Haradinajn, lidhje e tyre e krijuar nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Selimi kishte braktisur AAK’në, në kohën ku kjo e fundit kishte pranuar të hyjë në koalicion me LDK’në e Ibrahim Rugovës.

Selimi, një nga ish anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së, u raportua se ishte ndër të paktët që kategorikisht ishte kundër, këto ditë kur diskutohej për një koalicion të mundshëm me LDK’në e Isa Mustafës.

T� tjera
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...






























