Ekonomi

Vëllai i gruas së Lutfi Zharkut 2,5 milionë euro pasuri, kryesues bordi dhe këshilltar në biznesin privat “IMN Bau Block” (DOKUMENT)

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 22 May 2017

Fatos Sahiti, vëllai i gruas së ministrit në largim të Infrastrukturës Lutfi Zharku është në krye të listës së njerëzve më të pasur në institucionet  shtetërore. Pasuria që ai e ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) është më e madhe se 2,5 milionë euro, raporton infokusi.com

Sahiti aktualisht është kryesues i bordit në ndërmarrjen publike “Iber Lepenc”, si dhe këshilltar në si konsulent në kompaninë IMN Bau Block Gjakovë (Fabrika e Tullave në Gjakovë) e cila është në pronësi të Bajram Gashani, pronar i kompanisë AL-TRADE. Kjo e fundit së fundi ka marrë tender milionësh nga ministria që drejton Zharku.

Sahiti në formularët e deklarimit të pasurisë në AKK ka deklaruar se ka në pronësi shtëpi në vlerë prej 200 mijë euro, kompleks ndërtimor në vlerë prej 1,8 milionë euro, kompleks ndërtimor në vlerë prej 500 mijë euro, raporton infokusi.com

-Advertisement-

Sahiti po ashtu në llogari bankare ka të depozituara rreth 80 mijë euro.

Ai në AKK ka vetë deklaruar se nga “IMN Bau Block Gjakovë” gjatë një viti i merr 12 mijë euro, deri sa si kryesues bordi 5124 euro, raporton infokusi / INFOKUSI



Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy