Auto&Tech

Seat nxierr Modeli e ri SUV Arona [FOTO]

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 18 May 2017

Pas modelit të parë të parë Ateca SUV, Seat së shpejti do të sjell një tjetër model në këtë kategori.

Sear Arona SUV është parë duke u testuar në rrugë gjatë kësaj jave. Ky do të jetë i bazuar në modelin Ibiza dhe do të qëndroj poshtë kategorisë së Ateca, transmeton Express. Prezantimi zyrtar i këtij modeli do të bëhet pas disa javëve dhe në shitje pritet të vijë nga fundi i këtij viti.

Ky model është ndërtuar që të rivalizojë veturat Nissan Juke dhe Renault Captur. Ky model do të bazohet në platformën modulare A0 të MQB nga Volkswagen Group.

Ky model do të vijë me motorin e ri me benzinë 1.5-litër TSI Evo, motorin 1.0-litër me benzinë dhe atë 1.6-litër me naftë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera