Lajme

“Isa Mustafa ua mbylli gojën të gjithëve”

Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 15 May 2017

Arban Abrashi ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës vendimi i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Isa Mustafa, për t’u larguar nga i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është një vendim shembull në politikën kosovare.

Sipas Abrashit, Mustafa ua mbylli gojën atyre kritikëve që thoshin se ai lufton vetëm për pozitën e vet.

“Bashkëpunëtorët e Isa Mustafës e kanë ditur edhe më herët që ai do të dorëhiqet – ai ka hyrë në parti që ta reformojë partinë – ishte në planet e tij afatgjata. Ai ua mbylli gojën kritikëve që thoshin se ‘ai e shikon vetëm karrigen e vet’. Kontributi i tij vazhdon në LDK, por ka vendosur të dorëhiqet nga të qenit lider. Kjo është një vlerë e shtuar në politikëbërjen në Kosovë, mesazh edhe për partitë tjera”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera