Shëndetësi

Përse foshnjat pinë më shumë qumësht gjiri në mbrëmje

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 15 May 2017

Javët e para pas lindjes janë shumë të rëndësishme që të stabilizohet një prodhim i mirë i qumështit të gjirit, për këtë arsye fëmija duhet të vendoset sa më shpesh të thithë në gji.

 Në këtë mënyrë do të prodhohet më tepër prolaktinë e cila është hormoni përgjegjës për këtë proçes. Deri në momentin që stabilizohet prodhimi i qumështit sipas kërkesës së fëmijës, ai do të dojë të qëndrojë shumë në gji dhe kryesisht gjatë mbrëmjes. Përse ndodh kështu? Të dashura nëna, ju nuk duhet të shqetësoheni nëse fëmija juaj kërkon të pijë më tepër gjatë mbrëmjes apo natën, pasi kjo bën pjesë në ritmet fiziologjike të gjidhënies së bebeve.

Duke thithur më tepër në këto orë, fëmija bën të mundur stimulimin më të mirë të gjirit. Pra në këto orë gjiri stimulohet më mirë dhe kështu fëmija do të ketë më shumë qumësht në dispozicion për të plotësuar nevojat e tij. Mos harroni se vendosja e një orari për pirjen do të shkaktojë stres tek ju, kjo pasi fëmija nuk do të reagojë në mënyrën e duhur ndaj gjirit. Përse kështu? Sepse ai mund të ketë uri apo nevojë të futet në gji në një moment tjetër dhe kur ju t’i ofroni gjirin mund t’i bëjë “naze”. ‘’Për nënat’’.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera