Ekonomi

Hotit i mbeti në gjysmë projekti i bashkimit të Doganës me ATK’në

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 13 May 2017

Për një kohë të gjatë, ministri i Financave, Avdullah Hoti, kishte bërë përpjekje të mëdha për ta shtyrë përpara bashkimin e Doganës dhe ATK-së në një agjenci të vetme.

Përpos insistimit të tij, pavarësisht mosdakordimit të BE-së dhe FMN-së, kishte ndarë edhe mbi 2 milionë euro buxhet për ndërtimin e objektit.

Asnjë nga këto plane nuk filloi. Shoqatat e bizneseve e kanë vlerësuar si utopike ngutjen e ministrit Hoti për të realizuar qëllimin e tij, duke bashkuar Doganën dhe ATK-në në një agjenci të vetme.

-Advertisement-

Thonë se qeveria është ngutur pak në këtë aspekt, pasi për realizimin e këtij projekti duhen të shikohen edhe disa çështje që lidhen me nivelin e punës së dy agjencive.

Zyra e BE-së kishte konstatuar se propozimi organizativ nuk është në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, raporton KTV.

E FMN-ja ia kishte bërë të qartë Hotit se bashkimi mund të ndodhte vetëm më 1 janar të 2018-s.

Ministri Hoti në një deklarim për media pati thënë se  pret që themelimi i kësaj agjencie e cila nuk është emërtua ende do të eliminojë barrierat e bizneseve dhe do të shtohen të hyrat buxhetore.

“Unë kam pritje bukur të mëdha në krijimin e sinergjisë së nevojshme edhe në përmirësimin e shërbimeve për tatim paguesit nga ky proces i bashkimit. Unë pres që kostoja që kemi ne karshi jush për t’u ofruar shërbime të zvogëlohen dukshëm kur këto dy organizata të punojnë së bashku duke qenë të integruara… Ne kemi disa orientime fillestare në bazë të planit që tash kemi ne presim që në janar të vitit 2017 të filloj punën Agjencia formalisht me një menaxhment unik”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera